Andre Shurle goditja e parë e Mourinhos në merkato
Trajneri i ri i Chelseat Hoze Murinjo ka siguruar blerjen e tij të parë pas rikthimit të Londinezët, duke mbyllur me sukses transferimin e Andre Shurle nga radhët e Bajer Leverkusen për shifrën e 18 milion paund. Futbollisti 22 vjeçar ka qenë një objektiv i hershëm i mërkatos së klubit të ""Bluve", por marrëveshja u arrit vetëm gjatë orëve të fundit.Të dy klubet kan konfirmuan nëpërmjet faqeve të tyre të internetit për arritjen e akordit, ndërsa do të jetë tashmë në dorën e lojtarit të mbyllë marrëveshjen personale me londinezët, një formalitet i mirëfilltë pasi Shurle ka dhënë prej kohësh miratimin e tij për tu bashkuar me kampionet e Europa Ligë.Sipas asaj që mësohet nga mediat Angleze, pjesë e marrëveshjes për blerjen e sulmuesit Gjerman nuk do të jetë huazimi i mesfushorit belg Kevin De Bryn, apo Lukakut. Të dy lojtarët do të vihen nën urdhrat e Murinjos gjatë fazës përgatitore dhe do të jetë trajneri portugez që do të vendosë nëse do të qëndrojnë apo largohen vetëm pasi t'i ketë parë nga afër. Me ardhjen e 22-vjecarit Shurle hapet rruga e largimit të Torres nga radhet e Chelsit. Sulmuesi Iberik duket se nuk është në planet e "Special One" ndaj një lamtumire e tij nuk do të ishte e papritur për të gjithë. "El Minjo" kërkohet nga disa klube të njohura ndërkombtare ndërsa së fundmi skuadra që ka shprehur interesin më të lartë është ajo e Barcelones. Rikthimi i Torres në spanjë do të ishte një hap pozitiv për të pasi ai kërkon të luajë titullarë për të qenë pjesë e kombëtares Iberike në botërorin Brazil 2014.