Barcelona kërkon Handanoviç dhe Torres

Barcelona prej kohësh është vënë në kërkim të një portieri për të zëvendësuar Viktor Valdes. Katalanasit nuk ndalin së kërkuari një portier, ndërsa emrat më të lakuar mbeten Ter Stegen, Pepe Reina dhe jo vetëm. Sipas "La Gazzetta dello Sport" bëhet e ditur se Katalanasit janë rihedhur në sulm për portierin e Inter, Samir Handanoviç, një nga të preferuarit e teknikut spanjoll, Tito Vilanova.Ndërsa sipas gazettes “El Mundo Deportivo”, shumë pranë ekipit të Barcelonës bëhet e ditur se presidenti Rosell ka vënë në dispozicion të menaxherve të klubit shifren e 23 milionë Eurove. Kjo shifër i është prezantuar edhe presidentit  të Interit, Massimo Moratti, por ky i fundit nuk pranon ta shesë gardianin e portës Zikaltër edhe për shifrën e 30 milionëve.Handanoviç, shihet si një nga pikat më të forta të skuadrës së Interit, ndaj dhe Morati kërkon që njeriun më të rëndësishëm në skuadër mos ta dhurojë. Në tratativa për Handanoviç  katalanasit janë të gatshëm të përfshinë edhe dyshen sulmuese David Villa dhe Sançez. Të dy sulmuesit janë pranë largimit ndërsa mbeten një ëndërr e zikaltërve të cilët kërkojnë përforcime në repartin e sulmit pas dëmtimit të Militos.Përveç insistimit për gjetjen e një portiere, katalansit duket se nuk janë të kënaqur me repartin e avancuar edhe pas blerjes së Neymar. Të ndodhur në një situatë ku ylli i skuadrës Mesi mund të dënohet pas akuzave për evazion fiscal, drejtuesit kanë hedhur sytë nga Chelsi i Mourinhos për të blerë kartonin e Fernando Torres. Ky i fundit pritet të përfundojë në pankinë pas ardhjes së "Special One", i cili njihet për raportet jo shumë të mira me spanjollët. Ndaj kalimi i “El Minjos” drejt katalanasve mund të jetë një dëshirë e dy palëve që pritet të mbyllet me sukses.