PSG dhe Real Madrid duel për të marrë shërbimet e Gareth Bale
Mes PSG dhe Real Madrid nuk ka rivalitet vetëm për trajnerin Ancheloti apo sulmuesin Kristiano Ronaldo, por së fundmi mes dy klubeve është futur edhe mesfushori uellsian, Geret Beil.Pas shumë tentativazh të madrilenëve për të marrë shërbimet e trajnerit Italian, Karlo Ancheloti, apo të parizienëve për të blerë kartonin e yllit portugez, Ronaldo, tashmë vëmendja dhe rivaliteti mes dy klubeve kryeqytetas është përqëndruar e gjitha të mesfushori i Totenham, Beil.23 vjeçari ka shpërthyer këtë sezon me skuadrën e Spërsave, duke u shndërruar në një nga lojtarët më të rëndësishëm të kësaj merkato të çmendur verore. Sipas mediave ndërkombëtare bëhet e ditur se PSG është bërë në orët e fundit rival më i fortë i Realit në garën për të transferuar Gareth Bale në radhët e kryeqyteti francez. Sipas mediave angleze e franceze, PSG ka bërë gati një ofertë të madhe për yllin e Tottenhamit. Sheiku i skuadrës franceze, Naser El Khelaifi, pritet që në orët e ardhshme tu paraqesë drejtuesve të Spërsave ofertën prej 85 milion paundësh për yllin uellsian.Me rivalitetin mes PSG dhe Real Madrid, duket se vlera e kartonit të Beil po arrin gjithmonë e më shumë shifra rekorde të cilat mund të kalojnë 100 milion eurot. Për të arritur objektivin, drejtuesit e PSG duket se kanë gjetur çelsin pasi së bashku me lojtarin e talentuar uellsian në Francë pritet të vijë edhe trajneri i Tottenhamit, Andres Villas Boas. Tekniku Portuges nëse pranon të zëvendësojë Anchelotin te PSG është i gatshëm që të sjellë me vete edhe një nga lojtarët e talentuar të futbollit i cili premton shumë për të ardhmen.Për të arritur me sukses objektivin, drejtuesit e PSG i kanë këruar madrilenëve të heqin dorë nga kërkesa për Beil nëse dëshirojnë të marrin trajnerin Ancheloti. Tani mbetet për tu parë se cili nga klubet kryeqytetas do të bëjë më parë për vete një talent si Geret Beil, lojtarin më të kërkuar të merkatos.