Çmendet merkato verore, priten thyerje rekordesh
Ndonëse merkatoja verore e futbollistëve do të hapet zyrtarisht me datën 1 Korrik, konkurrenca mes klubeve të mëdha të Europës, për të njëjtët futbollistë, rrezikon të shndërrojë sezonin e transferimeve të kësaj vere në më të kushtueshmin në histori e futbollit.Lëvizjet e para kanë filluar me disa skuadra që kanë arritur të sigurojnë deri tani lojtarë të talentuar për shifra të mëdha eurosh. Ndërsa të tjera lëvizje të mëdha pritet të dodhin me hapjen zyrtare të transferimeve e deri në mbyllje të saj. Deri tani janë zyrtarizuar 7 blerjet e para të mëdha, të cilat në total kanë kushtuar plot 284 milionë euro.Monako në Francë është skuadra më aktive deri në këtë moment në merkato. Skuadra nga Principata ka arritur të sigurojë deri tani disa lojtarë të rëndësishëm si Radamel Falcao 60 milion euro , Zhoao Mutinjo 25 milion euro, Xhejms Rodrigues 45 milion euro dhe Karvalion me parametra zero. Të gjithë këta lojtarë i kanë kushtur manjatit Rus të Monakos plot 130 milion euro.Përveç këtyre goditjeve duket se drejtuesit e klubit nga Principata nuk do të ndalen me kaq. Ata kërkojnë të hynë në histori dhe për të bërë një gjë të tillë kanë përgatitur ofertën më të shtrenjtë në historinë e futbollit, 100 milion euro për Kristiano Ronaldon. Ndërsa vazhdon të jetë i vazhdueshëm edhe interesimi për Markizion. Për mesfushorin bardhezi, ata janë të gatshëm të ofrojnë 30 milion euro. E gjithë shuma që pritet të shpenzohet nga drejtuesit e Monakos deri tani arrion shifrën e 260 milion euro, një rekord ky më vete në historinë e futbollit.Pas Monakos, një tjetër skuadra e dytë që mban aktulisht këtë vend për sa i përket shpenzimeve të deritanishme, është ekipi i Manchesteër Sitit me 60 milion euro të shpenzuara."Qytetarët britanik" kanë shpenzuar 40 milion euro për të blerë kartonin e brazilianit Fernandinjo nga Shaktar Donetsk dhe 20 milion për spanjollin e Sevilias, Hezus Navas.Pas Manchester Sitit vjen Barcelena me 3 milion euro më pak të shpenzuara. Katalanasit kanë harxhuar 57 milion euro për të blerë talentin brazilian të futbollit Neymar, nga skuadra e Santosit. Ndërsa kampionët e Europës për klube deri tani renditen të katërtit për shpenzime në merkato ku goditja e parë e madhe është ajo e Mario Gëtse për shumën e 37 milion eurove. Këto janë shifrat e para të mëdha të kësaj merkato vere e cila pritet të bëhet më interesante në muajt në vijim, pasi në qendër të vëmendjes janë yje të tjerë të futbollit që pritet të ndërrojnë amient për shifra stratosferike të cilat do në thyejnë rrekordet e shpenzimeve.Gertyet Beil, Kavani, El Sharaui, Levandovski, Suares e shumë emra të tjerë të futbollit botëror pritet ta ta bëjnë këtë merkato më të shtrenjtën në histori