Tekniku holandez, Van Gal, shtyn Snejder drejt Chelsea

Pas interesimit të Mourinjos për të patur te skuadra e Chelsit mesfushorin Holandes Uesley Snajder ka ardhur edhe shtysa e trajnerit të Holandës, Luis Van Gal i cili e këshillon mesfushorin tulipan të lëvizë drejt Londrës.Në një deklaratë për mediat ndërkombtare, Van Gal shprehet se: "Shpresoj që Uesli Shnajder të bashkohet me Çelsin në mënyrë që të përmirësojë edhe shanset e tij për të luajtur me ekipin kombëtar. Futbollisti 29-vjeçar që ju bashkua skuadrës turke të Gallatasarajit në Janar nga Interi, së fundmi mendohet se do të kalojë në Angli te skuadra e Chelsit.Për Van Gal, ky opsion i fundit do të ishte më i përshtatshmi, në mënyrë që të shohë vetë nga afër lojtarin."Shnajder drejt Çelsit është vetëm një zë i merkatos për momentin, por do ta bënte shumë më të lehtë për mua të ndiqja progresin e tij kohë pas kohe", deklaroi trajneri i Holandës."Unë do të mbërrija brenda një ore në Londër për të ndjekur Çelsin nga Holanda, ndërsa edhe Murinjo është një mik i imi dhe mund të më raportojë për formën e tij fizike".Shnajder ka luajtur 12 ndeshje me Gallatasarajin që nga transferimi i tij në merkaton dimërore, duke shënuar 3 gola. Por edhe klubi turk është i ndërgjegjshëm se mund të përfitojë disi ekonomikisht nëse largon lojtarin. Jo rastësisht, zëvendëspresidenti i kësaj skuadre, bëri të qartë pak ditë më parë se lojtari mund të largohej nëse ndonjë klub i interesuar paguante 15 milion euro.