Legjenda Messi rrezikon të përfundojë në burg për evasion fiskal

Legjenda e futbollit botëror, Lionel Mesi, mund të përfundojë nga njeriu më i dashur në mbarë kontinentin, pas hekurave të burgut.Askush nuk e beson një gjë të tillë, por  katër herë fituesi i "Topit të Artë" rrezikon karrierën pasi akuzohet nga zyra e tatimeve dhe taksave në Spanjë për evazion fiskal. Argjentinasi ka përfunduar nën hetim dhe ndaj tij është hapur një çështje e mirëfilltë penale pasi akuzohet se brenda viteve 2007-2009, nuk ka paguar taksat për të ardhurat që vinin nga shitja e imazhit.Sipas asaj që hetuesit kanë zbuluar në Spanjë, evazioni fiskal është ideuar nga babai i futbollistit, i cili në vitin 2005, kur djali i tij filloi të paguhej me rrogë të lartë, hapi disa kompani fantazmë. Ato kishin qendrën në parajsa fiskale si Urugai e Belize, dhe nëpërmjet tyre, në shërbime fiktive apo aktivitete që në fakt nuk ekzistonin, qarkullonin para të cilat në fund ktheheshin përsëri te Lionel Mesi, por pa pasur nevojën e pagesës së taksave në shtetin spanjoll.Sipas ligjit spanjoll, Mesi dhe babai i tij, që janë dy të akuzuarit në këtë çështje, rrezikojnë nga 2 deri në 6 vite burg, ose pagesën e një shumë që shkon nga dyfishi, deri në gjashtëfishin e asaj për të cilën kanë bërë shkelje.Ylli katalanas rrezikon të shndërrohet nga lojtari më i adhuruar në futboll në një njeri i cili nuk respekton ligjet dhe kërkon të pasurohet duke bërë shkelje të mëdha ligjore.Karriera e “pleshtit” është vënë në rrezik dhe nëse akuzohet me burg ai do të humbasë vlerat e treguara në fushën e lojës, ndërsa përendimi i një karriere deri tani brilante, mund të vijë më shpejt seç ai vet dhe adhuruesit e tij mund ta kishin imagjinuar.