Manchester City prezanton Jesus Navas

Mançester Siti ka konfirmuar zyrtarisht se ka firmosur me mesfushorin spanjoll Hesus Navas, duke e prezantuar atë si blerjen e re të skuadrës në këtë merkato verore.Pas shumë zërash ka ardhur tashmë konfirmimi zyrtarë i "Qytetarve" për nënshkrimin me mesfushorin e Sevilias. 27 vjeçari ka kryer vizitat mjekësore në një spital të Nju Jorkut, ku gjendet aktualisht me kombëtaren e Spanjës, ndërsa ka hedhur firmën në një kontratë katërvjeçare të përgatitur nga dirigjenca e Sitit.Futbollisti u ble për 14.9 milion paund nga Sevilja, ndërsa pritet që të jetë pjesë e rëndësishme e skuadrës në sezonet e ardhshme kur drejtimin e ekipit do ta marrë tekniku i mirënjohur kilen, Manuel Pelegrini."Ky është një projekt mjaft entuziazmues dhe momenti i duhur për të bërë këtë hap. Jam shumë i lumtur me mundësinë që mu dha dhe vendimin që u morrë. Futbolli anglez luhet shumë shpejt dhe përshtatet me konceptin tim", tha lojtari që u bë blerja e dytë e madhe e këtij sezoni pas Fernandinjos, i cili u morr nga Shakhtar Donetsk për rreth 30 milion paund.Mesfushori i kombëtares Iberike do të gjejë në radhët e Manchester Sitit bashkëkombasin e tij, David Silven, i cili ka qenë i pari që i ka uruar mirëseardhjen në skuadër tashmë ish mesfushorit të Sevilias.Blerja e Fenandinjos dhe Hezus Navas nuk do të jenë goditjet e vetme të Sheikëve të Sitit në këtë merkato verore, pasi skuadra pritet të bëjë edhe blerje të tjera mënjëherë pas prezantimit të teknikut Pelegrini në krye të pankinës së "Qytetarve".