Ronaldinho i jep fitoren Athletic Mineiros me një dopiet personale
Superylli brazilian, Ronaldinho, vazhdon të tregojë klas të lartë ndërsa ka arritur të shënojë dy gola të tjerë në kampionatin brazilian. Ylli i Athletico Mineiros e ka ndihmuar skuadrën e tij drejt fitores së radhës kundër ekipit të Gremion.Ish lojtari i PSG, Barcelonës dhe Milan realizoi në këtë takim 2 golat e vetëm në fitoren e Mineiros. Të parin e realizoi nga penalltia ndërsa të dytin pas një aksioni të bukur i cili përfundoi me sukses.Paraqitjet e mira të Ronaldinhos në kampionatin brazilian kanë bërë që mediat të shtyejnë trajnerin Scolari që të mendoj për rikthimin e Dinhos në kombëtaren braziliane.Ronaldinjo nuk është grumbulluar për Kupën e Konfederatave, por nëse vazhdon të luajë në këto ritme dhe të shënojë gola të tjerë atëherë shanset që ai të luajë në Botërorin 2014, i cili do të organizohet në Brazil, pritet të shtohen. Eksperienca dhe eleganca e mesfushorit të Seleçaos do të ishte një forcë më shumë për Brazilin, i cili synon të fitojë botërorin në shtëpi.