Gola dhe spektakël në sfidën mes legjendave të Real Madrid dhe Juventus

Ka qenë një festë legjendare përballja mes Realit dhe Juventusit, të përbërë nga ish-futbollistët e lavdishëm që kanë luajtur për dy klubet. Përballë njëri-tjetrit janë vendosur disa nga kampionët më të mëdhenj të të dyja skuadrave.Gjatë "Corazon Classic”, sfidë mes legjendarëve të luajtur në stadiumin “Bernabeu”, Zinedine Zidane, në minutat e fundit të ndeshjes ka veshur edhe bluzën e skuadrës bardhw e zi.  Fillimisht u duk se francezi do të luante vetëm për ngjyrat e Real Madrid por më vonë ai tregoi respekt edhe për Zonjën e Vjetër.Montero, Nedved, Davids e Ravanelli kanë qenë disa prej lojtarëve që provokuan emocione për tifozerinw duke kujtuar vitet kur ata ngritën disa kupa për këto skuadra. Sfida përfundoi 2-1 për madrilenwt.Përballja mes legjendave madrilene dhe atyre të Juventusit ishte fantastike ndërsa Zidane jep shfaqjet e tij të zakonshme me përdorimin e topit.Madrilenwt janë ata që kalojnë të parwt në avantazh me anë të portugezit Figo, i cili realizon nga  20 metra largësi, pas vetëm 6 minutash lojë, duke e mposhtur gardianin bardhezi, Takoni.Në "Bernabeu" janë 75 mijë tifozë, të cilët duartrokasin çdo gjë të bukur të realizuar nga lojtarët në fushë. Spaktakli vijon edhe në pjeswn e dytë ku legjendat e të dyja skuadrave japin më të mirwn e tyre. Bardhezinjtë barazojnw me anë të Monteros pas një aksioni këmbëngulës dhe pasimit të Nedvedit. Reali hidhet sërish në sulm dhe Butrageno çon një top brenda zonës tek Ivan Perezi. Goli është shumë i ngjashëm me atë të bardhezinjve.Në fund Zidani heq fanellën e Realit dhe kalon në radhwt e Juventusit, skuadrws ku u formua plotësisht si lojtarë. Para tij, edhe Kanavaro kishte luajtur për të dyja ekipet. Sfida, përveç golave, rezervoi një klimë të bukur, ndërsa nuk munguan edhe duartrokitjet e publikut, që ikën nga stadiumi me një ndjesi të veçantë.