Projekti i merkatos së Madrilenëve për të përballuar Katalanasit

Presidenti i Real Madrid, Florentino Perez, po punon në mënyrë që gjatë merkatos të afrojë një ose disa futbollistë cilësorë dhe me emër në mënyrë që ti kundërpërgjigjet Barcelonës pas blerjes së brazilianit Neymar.Frika që Katalanasit do të vijojnë të bëjnë dikatatin në Spanjë dhe jo vetëm ka bërë që drejtuesit e skuadrës së "Galaktikëve" të vazhdojnë punën për gjetjen e lojtarëve të duhur për të përforcuar që ekipi të rivalizojë denjësisht me ekipin Blaugrana. Dështimit të sezonit të shkuar nëse do ti shtohej edhe dështimi në merkaton e verës, nuk do të pritej mirë nga ana e tifozëve madrilenë, ndaj dhe Perez e ka gati operacionin anti-Neymar për tiu përgjigjur presidentit Rosell.Sipas asaj që shkruan portali spanjoll, "Sport.es", drejtuesit e Real Madrid me në krye presidentin Perez dhe drejtorin spoertiv Zidan, po  punojnë për të sjellë në “Santiago Bernabeu” tre përforcime të mëdha.I pari në listën e "Mbretërorëve" mbetet mesfushori Uellsian, Geret Beil. Lojtari i Totenham që po shfaq talentin e tij gjithmonë e më shumë në radhët e skuadrës së Spërsave, është dëshirë e të gjithë madrilenëve, ndërsa Perez pritet që të bëjë sforcon e radhës për tu bërë dhuratën e parë tifozëve të tij. Pas mesfushorit të talentuar Uellsian, një tjetër objektiv i Madrilenëve, është gjetja e një sulmuesi potent për ta vënë në krahë të Benzemas dhë për të zëvendësuar Higuain, i cili pritet të japë lamtumirën.Emrat më të përfolur për këtë repart janë Kavani i Napolit,Suarez i Liverpulit dhe,Robert Levandovski.Ky i fundit, sipas mediave spanjolle po fiton gjithnjë e më shumë pikë ndaj kundërshtarëve, kjo edhe për faktin se polaku u ka shënuar Madrilenëve plot 4 gola në ndeshjen e parë të gjysmëfinales së Chempions Ligë. Orët në vijim do të na vërtetojnë se cila do të jetë goditja e parë e dyshes Perez-Zidan, për këtë merkato verore.