Alegri përcakton skuadrën për sezonin e ri
Pasi mori konfirmimin nga stafi drejtues, trajneri i Milan, Massimiliano Allegri dhe stafi drejtues, e kanë përqëndruar vëmendjen krejtësisht nga merkato verore për përforcimin e skuadrës.
"Djalli" kërkon të rikthehet sërish kompetitiv në Itali dhe Europë sezonin e ardhshëm, ndaj duhen përforcime që kjo të arrihet sa më shpejt. Merkato e kuqezinjëve këtë vit është bazuar te lojtarët argjentinas dhe ata Italian, ndërsa po harrohen gjithmonë e më shumë lojtarët Brazilian, që gjithmonë kanë qenë pjesë e kësaj skuadre.
Dy argjentinasit, Havier Pastore dhe Karlos Tevez, janë dy emrat më të "nxehtë" për momentin në klubin kuqezi, për të cilët po punohet në mënyrë shumë serioze orët e fundit.
Tevez është një dëshirë e vjetër e administratorit Galiani por pëlqehet edhe nga Tekniku Alegri, ndaj goditja e parë në merkato mendohet që të jetë pikërisht bomberi argjentinas i Manchester Sitit. Pas tij si objektiv për mesfushën vjen mesfushori i avancuar i PSG, Pastore, i cili edhe më parë kërkohej nga skuadra e Milan. Përveç Pastores në kryeqytetin francez drejtuesit e Milan po monitorojnë edhe një tjetër argjentinas. Bëhet fjalë për Ezekuel Lavecin.
Ish sulmuesi i Napolit gjithmonë ka shprehur dëshirën për tu rikthyer në Itali dhe nënshkrimi me Milan mbetet një nga mundësitë e mëdha. Për Lavecin interesohet edhe Inter që do të thotë se këtë merkato verore pritet një luftë e ashpër mes dy klubeve milaneze për të marrë shërbimet e sulmuesit argjentinas.
Sipas “Sport Mediaset” bëhet e ditur se me këto prurje te Milan, Alegri ka gati formacionin për sezonin e ardhshëm. Në portë do të jetë Abbiati;
në mbrojtje Abate,
Zapata,
Mexes,
De Shilio;
në mesfushë De Jong,
Montolivo,
Poli; ndërsa në sulm do të ketë një ndërthurje mes tre argjentinasve Pastore Laveci, Tevez dhe Italian Balotelli.Ajo që bie në sy në këtë formacion është fakti se El Sharaui dhe Boateng duket se kanë dalë jashtë llogaritjeve të teknikut Livornez ndërsa flitet se sezonin e ardhshëm mund të mos jenë pjesë e skuadrës pasi pritet të nxirren në merkato.