Puyol konfirmon se David Villa do të largohet

 Zërat për një largim të David Vilës nga Barcelona, qarkullojnë para se katalanasit të nënshkruajnë me Nejmar. Ardhja e talentit brazilin ka përforcuar më shumë këtë fakt ndërsa për ta konfirmuar largimin e Bomberit Iberik nga Balugranat ka qenë kapiteni i Barcelonës, Karles Pyjol. Ai ka konfirmuar faktin se David Vila do të largohet nga Barcelona."Vila do të largohet, por nuk e di për ku", ka thënë mbrojtësi i pyetur për gazetën katalanase “Marka”.David Villa, që prej dëmtimit të rëndë që pësoi, i cili e la një kohë të gjatë jashtë fushave, nuk arriti dot të rikthehej në nivelet e tij më të mira, duke përfunduar kështu shpesh herë në në stolin e Barcelonës.Pikërishtë ky është edhe fakti kryesor që sulmuesi spanjoll kërkon që ti japë lamtumirën kampionëve të Spanjës. Me ardhjen e Neymar, kontributi i tij në skuadër duket se nuk do të jetë i nevojshëm, ndaj sulmuesi i kombëtares spanjolle pritet të vendosë përfundimisht largimin nga Barcelona. Kujtojmë që për Villën kanë shfaqur dhe vazhdojnë të shfaqin një interes të veçantë skuadra angleze, italiane, por pa përjashtuar edhe ato spanjolle. Totenham dhe Arsenal në Angli, janë dy ekipet më të mundshme që Vila të vazhdojë karrierën e tij futbollisitike. Të dy ekipet londineze kanë nevojë për një sulmes potent dhe Vila shihet si një nga alternativat më të mundshme që nuk do të kushtojë shuma të mëdha Eurosh. Në Itali, skuadra e Interit duket më e interesuara por me ardhjen e Maxarrit interesi është zbehur disi.Ndërsa në Spanjë ekipi që ka shprehur më shumë simpati për sulmuesin e katalanasve është Atletiko Madrid. Pas largimit të Falcaos drejtuesit e skuadrës e shohin të nevojshme gjetjen e një zëvendësuesi dhe Vija duket se plotëson të gjitha kriteret e teknikut argjentinas, Simeone. Me një kalim të mundshëm të Vilës në Vinsente Kalderon, pritet që sulmuesi të rikthehet në formën e tij më të mire, pasi hapsirat për të luajtur nuk do të mungonin në një skuadër si Atletiko Madrid. Përveç kësaj David Vila do të ketë mundësi të luajë edhe në Chempions Ligë, gjithmonë nëse vendos që të bëhet pjesë e grupit të teknikut Diego Simeone.