Mourinho i hap derën Rooneyt: "Te Chelsea do ndihesh i lumtur”
Pas konferencës së parë zyrtare si trajner i ekipit të Chelsit, Mourinho dhe stafi drejtues i Londinezëve janë vënë në lëvizje për të përforcuar skuadrën.
Me ardhjen e teknikut portugez, duket se është hapur dera kalimit të Runit te Chelsea. Ish trajneri i Real Madrid, i cili edhe kur ishte pjesë e madrilenëve ka kërkuar shërbimet e sulmuesit britanik, ka bërë të ditur se Runi duhet të mendojë cila është më e mira për të ardhmen e tij.
Runi është një lojtarë që mund të përforcojë shumë sulmin e londinezëve, ndaj qëllimi i Mournjos është që britaniku të bëjë zgjedhjen e duhur, që për portugezin është Chelsi dhe jo qëndrimi në stol te Manchester Unitet. Përveç interesimit për bomberin e Djajve ku pritet të bëhet edhe një ofertë zyrtare në ditët e ardhëshme, stafi i londinezve dhe "Special One" kanë hedhur vështrimin edhe drejt talentit gjerman, Julian Draksler. Talenti i ekipit të Shalkes shihet si lojtari i radhës që preferohet nga ish tekniku madrilen për ta patur në radhët e skuadrës Chelsit. Sipas mediave gjermane, bëhet e ditur se Mourinjo ka bërë kontaktet e para me Schalken për të blerë talentin gjerman.Draksler para pak javësh e ka rinovuar kontratën me Schalken e cila ka bërë që klauzola e blerjes së tij të rritet. Shuma që kërkojnë drejtuesit e ekipit gjerman për të lënë të lirë talentin e tyre është 45 milion euro por për Mourinjon kjo nuk është problem pasi manjati Rus Abramoviç është i gatshëm të bëj realitet çdo dëshirë të tekinut të tij të adhuruar.Sipas mediave në Angli drejtuesit e Bluve për të marrë Draksler janë të gatshëm ti ofrojnë Shalkes dy lojtarë, Marin dhe Lukakun. Tani mbetet për tu parë se cila do të jetë dhurata e parë e presidentit Abramoviç për trajnerin e tij të adhuruar.