Pele: Brazili është i ri, kërkon mbështetje
Pas fitores së pastër në miqësore ndaj Francës me rezultatin 3-0, në Brazil duket se është kthyer entuziazmi dhe shpresa se kjo kombëtare mund të jetë një nga pretendentët kryesor për të fituar botërorin 2014 i cili do të lihet në shtëpinë e tyre.Një nga më të entuziazmuarit për skuadrën e re dhe plot talente të Skolarit është legjenda e futbollit brazilian, Pele. Në një konferencë për mediat, braziliani numri 1 në botë, ka nxitur tifozët brazilianë që të tregojnë respekt për skuadrat që do të marrin pjesë në Kupën e Konfederatave, sidomos për Brazilin. Legjenda e "Seleçaos" mendon se tifozët duhet të krijojnë një atmosferë elektrizuese për këtë turne, që i paraprin Kupës së Botës në vitin e ardhshëm, ndërsa ka nxitur ata që të bëjnë maksimumin për skuadrën e drejtuar nga Luiz Felipe Skolari."I bëj një kërkesë të gjithë brazilianëve, atyre që duan futbollin brazilian, të respektojnë këtë periudhë përgatitore para Kupës së Konfederatave", ishte apeli i Pele. "Mos dilni kundër skuadrës dhe mos sillni dhunën në stadium. Le të organizojmë një turne të pastër dhe ti tregojmë botës para botërorit dashurinë e vërtetë që brazilianët kanë për lojën më të bukur në botë. Edhe nëse skuadra nuk paraqitet mire, ne nuk duhet të dalim kundër tyre, por duhet të mbështetim këta lojtarë sepse ata kanë nevojë për një gjë të tillë sepse janë të rinjë".Më tej legjenda braziliane bëri të ditur se: "Ky tyrne nuk duhet të shikohet me syrin që patjetër duhet fituar. Ne duhet të përgatitemi për botërorin e ardhshëm dhe ndaj të rinjtë që do të jenë pjesë e skuadrës në kupën e Konfederatës do të fitojnë eksperincë për të bërballuar trysninë dhe presionin në botërorin e ardhshëm”, përfundoi legjenda e futbollit brazilian dhe jo vetëm.