Vetel zgjat kontratën deri në 2015 me skuadrën e Red-Bull

Kampioni i Botës në Formula 1, Sebastian Vetel, i ka dhënë fund të gjitha spekulimeve rreth të ardhmes së tij, duke vendosur të shtyjë edhe për një tjetër vit kontratën e tij me ekipin Red Bull, me të cilin është shpallur kampion bote për 3 sezone radhazi dhe vazhdon të kryesojë renditjen e përgjithshme edhe në këtë sezon.Gjermani, fitues i Çmimit të Madh të Kanada në fundjavë, ka nënshkruar një kontratën e re me drejtuesit e skuadrës së Redbull duke e shtyrë atë ekzistuese deri në vitin 2015, ndërsa më parë kishte një marrëveshje vetëm për sezonin e ardhshëm.Në karrierën e tij, piloti gjerman Vetel ka siguruar 29 fitore, 51 podiume dhe 39 pole-position, duke u bërë tashmë një prej emrave që synon të thyejë rekordet e vendosura nga legjenda e këtij sporti, Mikael Shumaher.Gjermani mban aktualisht rekordin si piloti më i ri që ka fituar një garë, pasi ishte 21 vjeç e 73 ditë kur triumfoi në Çmimin e Madh të Italisë në vitin 2008, rekordin e 15 pole-position në të njëjtin sezon (2011) si dhe rekorde të tjera që kanë lidhje me moshën si më i riu që ngjitet në podium apo bën xhiron më të shpejtë në garë.Rinovimi me Red Bull i mbyll përfundimisht zërat për një kalim të tij në radhët e Ferrarit në dy sezonet e ardhshme. Edhe pse flitej për një gjë të tillë para se të fillonte sezoni tashmë këto zëra kanë marrë fund dhe drejtuesit e kokuqes duhet ta përqendrojnë vëmëndjen krejtësisht te piloti i tyre, spanjolli Alonso, për të fituar trofe në Formula 1.