Eliminatorët Brazil 2014, natë perfekte për sulmuesit e kombëtareve Latine

Mbrëmja e Eliminatoreve Brazil 2014 në Ameriken Latine, ka qenë një natë pozitive për të gjithë sulmesit e mëdhenjë të këtij kontinenti. Radamel Falkao, Aleksis Sançez, Serxhio Aguero dhe Edinson Kavani kanë arritur të gjithë të gjejnë rrugën e rrjetës duke u bërë vendimtarë në arritjet e fitoreve përveç sulmuesit argjentias. Kolumbia e Bomberit të mirënjohur Falcao, mundi në shtëpi ekipin e Perusë me rezultatin 2-0 dhe ngushtoi diferencën me Argjentinën në renditjen e përgjithshme.Ish sulmuesi i Atletiko Madrid që kaloi të Monako, kalonë skuadrën në avantazh në minutën e 12-të me anë të një 11-metërshi, ndërsa në fund të 45 minutave të para vulosi rezultatin Gutierres duke shkurtuar në vetëm 3 pikë distancën me Argjentinën që kryeson grupin e Amerikës Latine. Këta të fundit barazuan në transfertë përballë Ekuadorit, ku Lionel Mesi u aktivizua vetëm në pjesën e dytë, por pa arritur të bëjë diferencën. Argjentina kaloi e para në avantazh me Agueron që në minutën e 4, ndërsa vendasit arritën të barazonin shifrat në minutën e 17-të të pjesës së parë. Në pjesën e dytë edhe pse do të kishte shumë raste, rezultati do të vijonte të mbetej i njëjtë.Ashtu si Aguero dhe Falcao edhe Edinson Kavani ishte po aq efektiv, duke shënuar golin e vetëm të ndeshjes në suksesin 1-0 të Uruguait ndaj Venezuelës. Goli i sulmuesit të Napolit u realizua në minutën e 28-të të pjesës së parë. Gjysmëfinalistët e Botërorit 2010, aktualisht ndodhen në vendin e pestë në grup, që për momentin iu garanton atyre vetëm pjesëmarrjen në play-off.Në ndeshjen tjetër të luajtur mbrëmë në grupin e eliminatoreve të Amerikës Latine, Kili përfitoi nga ringjallja e Aleksis Sançez dhe kthimi pas 8 vitesh në përfaqësuese i Klaudio Pizarro, për të mundur 3-1 ekipin e  Bolivisë.