Nadal hero në Paris, fiton “Grand Slamin” e 8 në Roland Garros
Tenisti spanjoll, Rafael Nadal, ka shkruar histori në tenis, pasi ka fituar për të tetën herë “Grand Slamin” e Francës, "Roland Garros".Askush më parë nuk ka mundur të fitojë kaq shumë një “Grand Slam”, ndërsa Nadal ja ka arritur qëllimit duke mundur në finale bashkëkombasin e tij, Davis Ferrer.Legjendës spanjolle, Nadal, iu deshën 2 orë e 16 minuta për të mposhtur në finale bashkëkombasin e tij. Dominimi i Nadal në këtë përballje ishte absolute, pasi arriti të fitonte të tre setet. Në setin e parë tenisti Nadal triumfoi 6-3, në setin e dytë 6-2 dhe sërish në të tretin 6-3.Në tapetin e kuq të Parisit, Rafa vendosi dhe një tjetër rekord: Takimi me Ferrer ishte fitorja e 59 nga 60 takimet ndërkombëtare në Francë. I vetmi që e ka mposhtur tenistin ka qënë suedezi Soderling në vitin 2009.Për Nadal ku ishte ky ishte sulmi i 12-ë në karrierë që i jep mundësi atij të vihet në ndjekje të rekordeve të vendosura nga legjendat e tenisit, si Roi Emerson dhe Rogjer Federer.