Galliani: Karlito nuk do të më zhgënjejë, e pres te Milan
"Karlito nuk do të më zhgënjejë ".Ishin këto fjalët e administratorit kuqezi, Adriano Galliani, i cili dje rreth mesnatës ka folur për çështjen që lidh Carlos Tevez me klubin e Milan. Ja ku e keni mesazhin e dërguar nga vet menaxheri i argjentinasit , gjë që lë të kuptohet që tashmë ka një lloj marrëveshje mes të 2 palëve , Galliani vazhdon: "Tevez më pëlqen sepse është i keq. Dhe nuk besoj që do të ketë ndonjë lloj problemi me rrogën që ai mund të marr te Milan.Atëherë ikën El Shaarawy ?? Jo asnja nuk ka të drejta që ta heq faraonin e vogël. Di tju them që për momentin nuk kemi asnjë ofertë as për Boateng dhe gjithashtu as për portierin Abiati, si faroni është i pashitshëm.Tashmë rikthehet Montovivo në rolin e një regjizori me De Jong të kthyer nga rikuperimi duke qëndruar para mbrojtjes. Deri këtu gjithëçka në rregull.Lind pyetja “Po me çfarë lekësh do të investojë Milani tek Tevez?" E thjeshtë. Milan tashmë pret vetëm që të skadojë kontrata e argjentinasit e cila i jep fund aventurës së tij me Qytetarët e Citit . Djajtë e Kuq janë gati ti ofrojnë një rrogë rreth 4 milonë euro, pra 2 milionë më pak nga sa argjentinasi merr nga Siti.Nëqoftëse në bisedime do të futej dhe El Shaarawy, atëherë Galliani do ëndërronte një 4-she të frikshme me dyshen Baloteli, Tevez, të cilët do të asistoheshin nga mbrapa me një 2-she tjetër si Saponara , Diamanti. Por gjithashtu me lekët që mund të marri nga Faroni, Milani mund të marrë një përforcim të madh në mesfushë dhe në krye të listës ngelet Fantazisti i Blaugranave, Cesk Fabergras. Gjithëçka ngelet për të parë në muajt në vijim, të cilët do të jenë deçiziv për të ardhmen e Apashit Argjentinas.