Fabregas dhe Lwandowski i thonë “Po” Manchester United
Manchester United është shumë pranë realizimit të dy goditjeve të mëdha në merkato. Burimet konfidenciale që citon tabloidi britanik "Daily Mail", bëjnë të ditur se Sesk Fabregas dhe Robert Leëandoëski kanë dhënë miratimin për të kaluar sezonin e ardhshëm te kampionët e Premier League-s, Manchester United. Tekniku i ri i "Djajve të Kuq", David Moyes, e pëlqen shumë mesfushorin e Barcelonës dhe sulmuesin e Borussia Dortmund dhe kërkon ti ketë në skuadër para se të nisë turin miqësor në Azi dhe Australi në mesin e muajit Korrik.Të dy futbollistët kanë shprehur simpatinë e tyre për Premier Leaguen madje Fabregas ka qenë pjesë e këtij kampionati dhe ja di shumë mirë vlerat që ka. Sipas "Daily Mail" thuhet se të dy lojtarë janë të gatshëm për të firmosur me Manchester United gjatë ditëve në vijim ndërsa po presin ofertat zyrtare të drejtuesve të Djave që këto tratativa të nisuara tashmë të përfundojnë sa më shpejt.Për të marrë shërbimet e dy lojtarëve, familja Gleizer, duhet të bëjë një sforcë e cila mund të realizohet fare thjeshtë. Nëse Runi do të largohet nga skuadra, atëherë të ardhurat që do të grumbullohen nga shitja e kartonit të tij, do të vihen në dispozicion për të arritur objektivat që Mojes u ka kërkuar dhe vazhdon tu kërkojë drejtuesve të skuadrës.Dëshira e dy lojtarëve për të veshur fanellën e Djallit, një prej klubeve më të pasura në Europë dhe jo vetëm, është një avantazh për menaxheret e United të cilët pritet të hidhen në sulm pas këtyre deklaratave të vet lojtarëve. Tani mbetet për tu parë nëse më të vërtetë dy goditjet e para të të teknikut skocez Mojes do të jenë pikërisht bomberi polak Levandovski dhe mesfushori spanjoll, Sesk Fabregas.