Rudi Garcia zgjedhja e Romës për pankinën

Arritjet e ekipit të Romës këtë sezon ishin një zhgënjim për të gjithë, ndaj detyra e parë e stafit drejtues nis pak a shumë si një vit më parë me ndërrimin e trajnerit. Largimi i Zeman për rezultate të dobëta dhe emërimi i zëvendësit të tij, Andrea Coli, nuk solli ndonjë ndryshim të madh ndaj u pa e nevojshme që dirigjenca e skuadrës të ndërmerrte një tjetër hap të rëndësishëm në këtë aspekt. Skuadra kërkon të rikthehet te sukseset dhe për të bërë një gjë të tillë i duhet një trajner profesionistë dhe i aftë të udhëheq ekipin drejt triumfeve. Pas rinovimit të Alegrit me Milan, sytë e drejtuesve të Kryeqytetasve u drejtuan nga Franca ku spikasnin ish tekniku i Francës, Loren Blank, dhe ish tekniku i skuadrës së Lilës, Rudi Garsia. Blank qëndroi për shumë javë në krye të listës por në fund ai i mbylli dyert një transferimi të tillë.Pas këtij refuzimi mbrëmë është zgjidhur gjithëçka nga drejtori sportive, Valter Sabatini. Ai ka arritur një marrëveshje me ish trajnerin e ekipit francez të Lilës, Rudi Garcia. Garcia ka arritur ta kualifikojë dy herë në Champions Legue me skuadrën e Lillës ndërsa në këtë fillim vere prishi kontratën e tij me ekpin francez . Sipas mediave italiane bëhet e ditur se në marrëveshjen e arritur mes palëve, tekniku Garsia do të përfitojë 1.5 mil euro në sezon dhe pritet që gjithëçka të firmoset sot, ndërkohë rreth së Enjtes do të bëhet dhe zyrtarizimi i tij në Trigoria.Vetë Sabatini e kuptoi që historitë dhe thashethemet e ndryshme për shumë trajnerë kishin filluar të mërzisnin dhe vetë tifozët e Romës. Mesa duket një mbledhje e bërë këtë fundjavë nga bordi drejtues i verdhekuqve ka dalë në përfundimin që Garsia do të ishte trajneri për ta udhëhequr ekipin drejt sukseseve në  sezonin e ardhshëm.Përveç trajnerit, Roma ka bërë hapa edhe në merkaton e lojtarëve ku sipas mediave italiane bëhet e ditur se drejtuesit kryeqytetas kanë bërë edhe goditjen e parë në këtë merkato që është lojari i Udinezës, Benatia. Tashmë pritet zyrtarizimi nga ana e të dy klubeve që talenti i bardhezinjve të veshë fanellën e Romës për sezonin e ardhshëm.