Basketboll NBA, San Antonio shkatërron Miamin në përballjen e tretë
Në NBA, San Antonio i ka dhënë një leksion historik kampionëve në fuqi, Majemit, në ndeshjen e tretë finale, duke kryesuar tashmë serinë 2-1 pas suksesit 113-77. Gjithçka është bazuar në një mbrojtje hermetike, thuajse të pakalueshme, si dhe gjuajtjeve për tre pikë, ku teksanët shënuan 16 të tilla, duke vendosur rekordin për një ndeshje finale të NBA.
Deni Grin shënoi 7 gjuajtje për tre pikë dhe e mbylli ndeshjen me 27 pikë, ndërsa Geri Nill realizoi 6 të tilla, duke mbyllur ndeshjen me 24 pikë. Këta dy lojtarë ishin protagonistë absolut të kësaj fitoreje përballë Majemit, që gjithsesi u shfaq shumë larg niveleve të zakonshme.
LeBron Xhejms përjetoi një prej mbrëmjeve më zhgënjyese të karrierës së tij. I mbuluar rreptësisht nga Leonard, ai arriti të realizonte vetëm 7 nga 21 tentativat për shënim. Ylli i basketbollit merikan nuk arriti të shënonte më shumë se një total prej 15 pikësh në këtë ndeshje, shumë poshtë standardit të tij të zakonshëm. Për të kuptuar se sa zhgënjyes ishte Majemi në këtë sfidë, mjafton të shohësh se pikëshënuesi më i mirë i skuadres ishte Duejn Uejd me 16 pikë.
Pas humbjes së dytë ndaj San Andonios, në tre përballjet e para direkte, kampionët e NBA ndodhen në vështirsi pasi humbja e fundit me diferencë, pritet të lerë pasjoa në radhët e Majemit, ndërsa ka ngritur më shumë shpresat dhe moralin për San Antonion.
Tani mbetet për tu parë nëse ndeshja e radhës do të vendosë përfundimisht nëse Spërsat do të ulin nga froni kampionët ose rezultati do të barazohet për ta çuar në 7 numrin e takimeve.