Tragjedi në çmimin e madh të Kandasë, vdes një nga komisarët e pistës

“Çmimi i Madh i Kanadasë” në Formula 1, është shoqëruar nga një tragjedi mjaft e rëndë, pasi është bërë e ditur se një nga komisarët e pistës është ndarë nga jeta ndërsa po bënte detyrën e tij gjatë garës.Sipas asaj që raportohet nga mediat ndërkombëtare për shkakun e vdekjes, ai po ndihmonte në largimin e makinës “Sauber” të Esteban Gutierrez, kur u shtyp nga makina-vinç e cila po largonte njëvendëshen që ishte ndalur në një cep të pistës. Incidenti në fjalë erdhi si rrjedhojë e rrethanave të çuditshme pasi këtij komisari të pistës i ra në tokë radio dhe ndërsa ai u përkul ta merrte, shoferi i vinçit nuk e pa dhe e përplasi, duke i shkaktuar plagët që më pas i sollën vdekjen e në spitalin e Montrealit.Kjo është vdekja e parë në botën e Formula 1, që nga ajo e Graham Beverixh, i cili u plagos për vdekje në vitin 2011 në Çmimin e Madh të Australisë. Atëherë, vdekja e komisarit të pistës erdhi nga një rrotë e shkëputur pas një përplasje mes Zhak Vilnëv dhe Ralf Shumaker.Pas publikimit të lajmit të vdekjes së komisarit të pistës, Fernando Alonso ishte i pari që shprehu ngushëllimet e tij."Sot nuk ka asgjë për të festuar. Lajme të tmerrshme. Jam shumë i trishtuar. RIP", ishte mesazhi që piloti spanjoll postoi në “Twitter”, pak orë pasi siguroi vendin e dytë në garën e djeshme.