Vetel dominon në garën e Kanadasë dhe shkëputet 36 pikë nga vendi i dytë

Kampioni i botës në fuqi, Sebastian Vetel, për momentin është i pandalshëm në Formula 1. Piloti gjerman i Red Bull, vazhdon të dominojë pa vështirësi edhe në pista ku kjo makinë në të kaluarën nuk kishte arritur ndonjëherë sukses. Vetel triumfoi në Kanada, duke thelluar në 36 pikë kryesimin në kreu e renditjes botërore, duke mos lënë shumë hapësira rikuperimi për rivalët e tij.Dominimi i Vetel ishte absolut, pasi dueli i tij me ndonjë prej kundërshtarëve zgjati vetëm 3 kthesa, aq sa iu desh për t'u shkëputur nga Luis Hemilton që në xhiron e parë. Më pas, ai tregoi një nivel të lartë garimi, duke udhëhequr garën i vetëm derisa preu finishin.Pas tij u rendit Fernando Alonso, i aftë të përfitonte nga gabimet dhe "fatkeqësitë" e kundërshtarëve të tij, duke kaluar fillimisht Rosberg e Ueber që kishin probleme në makinat përkatëse, e më pas duke treguar talentin e tij në duelin me Heimlton, për t'i rrëmbyer këtij të fundit vendin e dytë në podium, ndërsa vet britaniku u rendit i treti.Ueber përfundoi i katërti, ndërsa vendi i pestë shkoi për Rosberg, thuajse në hije gjatë garës, duke lënë pas Zhan Erik Vernje me Toro Roso që siguroi vendin e gjashtë, rezultati më i mirë i karrierës së tij. Një pozicion i shtatë dhe shumë domethënës ishte ai i arritur nga Pol Di Resta, i cili nuk hyri në bokse deri në xhiron e 57-të, duke kryer një ngjitje të paparashikuar nga vendi i 17-në në nisje. Vendi i 8-të i shkoi Felipe Masa, që la pas Kimi Raikonen, ndërsa i fundit në zonën e pikëve ishte Adrian Sutil.Ajo që vlen të theksohet pas kësaj gare përveç dominimit të kampionit të fuqi të botës Vetel, rivaliteti duket se do të përsërisë vitin e kaluar, ku rivali i tij kryesor pritet të jetë spanjolli i “Kokëkuqes”, Fernado Alonso.Piloti gjerman, Vetel, kryeson renditjen me 132 pikë, Alonso vjen pas tij me 96 pikë. Në vendin e tret renditet Kimi Raikonen me 88 pikë, Luis Hamilton me 77.  Në vendin e 5-të Mark Uberr me 69 pikë. Dhjetëshen e parë të renditjes e mbyllin Niko Rosberg me 57 pikë, Felipe Masa 49, Pol  Di Resta 34, Roman Gorszhan 26 pikë dhe Xhenson Baton me 25 pikë.