Gonzalo Higuain largohet nga Real Madrid, kërkohet nga Juventus

Lojtari më i lakuar në këtë merkato verorë është padyshim bomberi i Real Madrid Higuain i cili tashmë duket se ka vendosur përfundimisht të largohet nga Spanja dhe është vënë në kërkim të një klubi. Babai i futbollistit latin ka bërë të ditur për mediat se Gonzalo Higuain do të largohet nga Real Madrid.Juventusi është skuadra me e interesuar për të marrë shërbimet e tij dhe ka gati një kontratë 4-vjeçare me 4.5 milion euro në sezon ndërkohë që në valle mund të futet edhe skuadra e Napolit. Por problem mbetet te kartoni i lartë që Real Madrid kërkon për sulmuesin kryesor, pasi janë disa skuadra që kërkojnë shërbimet e Higauin.Real është gati ta lërë të lirë lojtarin por për një shifër prej 25 milion euro. Juventus nuk ofron më shumë se 20 ndërkohë që Napoli mund të jetë një hap përpara por edhe skuadra të tjera.Kështu trajneri Venger e kërkon sulmuesin ne Londër dhe Arsenali do të ishte skuadra ideale për Higuain si dhe kampionati anglez pasi ngjason me atë spanjoll por kjo pritet të mësohet në ditët në vijim.