Edison Kavani drejt Chelsea?
Napoli pritet që këtë sezon të jetë skuadra që do të ndryshojë historinë e futbollit Italian. Presidenti i saj De Laruentis do të bëjë investime të mëdha dhe goditja e parë në merkato do të jetë qëndrimi i sulmuesit më të mirë Edison Kavani i cili kërkohet nga Real Madrid dhe shumë klube të tjera evropiane.Kështu mediat bëjnë të ditur se Napoli do të rris pagën vjetore të sulmuesit deri në 6 milion euro në sezon, ndërsa do të ketë më shumë të drejta nga përdorimi i imazhit të futbollistit të saj më të mirë.Ndërkohë Napoli pritet të refuzojë ofertën prej 60 milion eurosh që Real do të bëjë për Kavanin duke vendosur të mbajë Matadorin në San Paulo ndërsa presidenti do të bëjë disa dhurata të tjera të mëdha për trajnerin e tij Benitez.Kështu Martin Skertel pritet të bashkohet me Benitez ashtu si dhe Maskerano I cili kushton 25 milion euro të dy lojtarë të preferuar nga spanjolli në kohën kur drejtonte Liverpul.Në listë janë edhe Maluda, por edhe sulmuesi Arshavin I cili ende mund të jetë një lojtar i vlefshëm për ekipet elitare. Ndërkohë që trajneri Benitez ka kërkuar edhe një portier, dhe me shumë mundësi brenda pak ditëvë në Napoli pritet të zyrtarizohet ardhja e portierit spanjoll Pepe Reina i cili kërkohet edhe nga Barcelona pas largimit të Viktor Valdes.