Gati shkëmbimi Ronaldo-Ancelotti?

Karlo Ançeloti dhe Kristiano Ronaldo mund të shkëmbëhen rrugës në merkaton e kësaj vere. Pavarësisisht se Real dëshiron të rinovojë me portugesin dhe presidenti Perez e cilëson të pashitshëm sulmuesin më të mirë, mediat bëjnë të ditur se Ronaldo mund të transferohet në Paris për një shifër rekord duke u bërë kështu lojtari më i shtrenjtë në historinë e futbollit botëror.48 orët e ardhshme do të jenë vendimtarë për Real dhe Paris. Kështu raportohet se Anceloti do të lihet i lirë nga sheiku parizien, por me kushtin që Ronaldo të transferohet në Francë pavarsisisht cmimit të lartë që kërkon Real për lojtarin më të mirë të viteve të fundit.Paris pritet të ofrojë 60 milion euro për Ronaldon, dhe më pas detajet e firmës me Ronaldon do plotësohen pa asnjë problem nga sheiket te cilët do të përfitojnë 4 milion euro nga largimi i parakoshëm i trajnerit Anceloti.Ndërkohë nga ana tjeteër, presidenti Al Kelafi është duke punuar për emrin e trajenrit të ri, për momentin nuk ka ndonjë emër konkret, por pista për trajnerin Blank ka rënë, ndërsa Roberto Mancini mund të jetë emri surprizë në orët e fundit dhe pse italiani kërkohet edhe nga skuadra e Romës.