De Biazi i befasuar nga renditja e FIFA-s: Motivuese, por duhet të ruajmë qetësinë
Në prag të sfides së shumëpritur mes Shqipërisë dhe Norvegjisë, kombetarja jonë pritet të udhëtojë sot nga Durrësi drejt Tiranes ku do të akomodohet për ndeshjen e së nesërmes. Në konferencen e fundit në Durres tekniku De Biazi ka folur jo vetem per sfiden e neserme, por edhe per arritjen e kombetares ne renditjen e FIFA-s.Ai thekson se "vendi i 38-të në renditje është një rezultat befasues për të gjihtë ne. Them të drejten nuk e prisinim që të ngjisnim më tepër shkallet e renditjes. Ky duhet të jetë një motivim më shumë për ndeshjen e radhes, por duhet të ruajmë qetësine dhe të qendrojmë me këmbë në tokë. Arritjet në renditjen e FIFA-s janë fryt i një punë të palodhshme e këtij grupi, i cili gjithmonë mundohet të japë më të miren në fushen e lojes”.Pasi komentoi renditjen e FIFA-s, tekniku De Biasi u rikthye për të folur edhe për sfiden e dites së neserme. Ai tha se "ndaj Norvegjisë asgjë nuk është e sigurt. Kur u nisem për të luajtur ndeshjen e parë asnjë nuk mendonte se do të fitonim. Ne ja arritem qellimit të merrnim një fitore të madhe në Norvegji ashtu siç mund të bëjnë të njëjten gjë edhe ata këtu. Kjo ndeshje i ka të gjitha rezultatet brenda dhe unë nuk shoh asgjë përse ne duhet të jemi favorit. Lojtaret do të bëjnë maksimumin në fushen e lojes dhe do të kërkojnë të marrin një rezultat pozitiv. Por duhet të jemi shumë të kujdesshëm në atë që kërkojmë pasi eforia e tepërt mund të na çojë në dështim” ka thënë tekniku kuqezi në deklaraten e tij.Më tej De Biazi ka folur edhe për gjendjen e lojtarëve, por ka hezituar të bëjë publik formacionin për ndeshjen e neserme.Sfida e konsideruar tashmë si historike për kuqezinjtë tanë do të luhet neser në oren 20 e 30 ndërsa pritet një shikueshmeri rekord, jo vetem ne shkallet e stadiumit por edhe ne sheshet kryesore te Shqipërisë dhe jo vetëm.