Luis Suarez mund i vetëm ekipin e Francës në miqësore
Luis Suarez është një nga emrat më të lakuar të kësaj merkato verore, ku të gjitha klubet dëshirojnë shërbimet e tij. Aftësitë e tij për të gjetur lehtësisht rrugën e rrjetës e kanë shndërruar atë në një nga lojtarët më të kërkuar në treg. Në gjë të tillë e ka treguar edhe në ndeshjen miqësore që kombëtarja e tij luajti mbrëmë ndaj Francës në një takim miqësor, ku Uruguai fitoi me rezultatin minimal 1-0. Bomberit Suarez iu deshën më pak se 5 minuta në fushën e lojës për të shënuar golin e fitores së Uruguait ndaj Gjelave në miqësoren e luajtur në stadiumin e famshëm "Centenario" në Montevideo.
Suarez, i cili u aktivizua në pjesën e dytë të takimit në vend të Diego Forlan, shënoi me një gjuajtje diagonale në minutën e 49-të të ndeshje që i shërbente ekipit latino-amerikan si parapërgatitje për atë të eliminatoreve të Botërorit 2014 ndaj Venezuelës e cila do të luhet të Martën.
Vetë Suarez ishte zëvendësues për shkak se është i pezulluar për ndeshjen e radhës por tregoi edhe një herë talentin e tij prej sulmuesi rrace duke mundur i vetëm të besuarit e Didie Deshamp.
Tabarez po provonte skemat që të kthente përsëri Edinson Kavanin në pozicione më të favorshme për të shënuar, pasi në këtë edicion, sulmuesi i Napolit nuk ka qenë aq rezultativ me kombëtaren e tij.