Ja plani i Mourinjos për rindërtimin e skuadrës së Chelsea

Ardhja e Hose Mourinho në radhët e Chelsit pritet të shoqërohet me lëvizje të shumta në merkato. Special One duket se ka një antipati kundër lojtarëve spanjoll dhe menjëherë është vënë në kërkim të një sulmuesi për të zëvendësuar Fernando Torres.Ai tashmë duket se ka zgjedhur  numrin "9" për Chelsea-n e tij të ardhshëm. Emri më i lakuar është ai i sulmuesit brazilian të Zenit Shën Peterburg, Hulk, njofton sot tabloidi britanik "Daily Mirror".Hulk nuk po kalon një moment të mirë në Superligën Ruse pas përplasjeve me tifozët dhe trajnerin Luciano Spalletti, ndaj dhe po kërkon largimin në një skuadër tjetër. Çmimi i kartonit të ish sulmuesit të Portos, Hulk, është 40 milionë euro, një shumë kjo e përballueshme nga manjati rus, Abramoviç.Përveç sulmuesit, tabloidi britanik "Daily Telegraph", raporton se trajneri i ri i Chelsea, Mourinho ka përzegjur tashmë edhe objektivat e tjerë për përforcimin e skuadrës gjatë merkatos së verës. Pasi nuk mundi të marrë Fernandinhos, i cili do të jetë futbollist i Manchester City-t, portugezi ka vendosur të punojë për nënshkrimin me 7 futbollistë të tjerë.Mes dëshirave të "Special One" janë dy futbollistë të Serie A: Jovetiç dhe De Rossi, ky i fundit i kërkuar edhe gjatë kohës kur portugezi drejtonte Real Madrid.Përveç tyre janë edhe tre emra të tjerë: Dzeko i Manchester City, dhe Elaquim Mangala i Portos. Në listën e "Special One" vazhdojnë të qarkullojnë edhe emra të tjerë si:Ibrahimoviç, Sneijder  dhe Matiç  i Benfices. Synimet e ish teknikut Madrilen janë të qarta ndërsa tani mbetet të mësojmë se cila do të jetë dhurata e parë e presidentit Abramoviç për trajnerin e ri të skuadrës.