Çmendet Monaco, kërkon Ronaldon për të bërë lojtarin më të pasur në histori

Endrra për tu rikthyer sa më shpejt të jetë e mundur në elitën e futbollit Europian, ka bërë që Monako të vazhdojë ta ndezë edhe më shumë merkaton verore. Pasi drejtuesit e ekipit të Principatës arritën të bënin për vete disa yje të futbollit botëror ku më kryesori ishte blerja e bomberit kolumbian, Radamel Falcao, ata përsëri vazhdojnë të çmendin të gjithë me dëshirat që kanë për të ndërtuar një ekip ëndrrash për të ardhmen.Së fundmi, mediat franceze kanë raportuar lajmin më të bujshëm ku thuhet se drejtuesit e ekipit të Monakos kanë shprehur qartë që këtë merkato verore të sjellin në skuadër një nga yjet më të mëdhenjë të futbollit siç është Kristiano Ronaldo. Listës për të patur në skuadër një lojtarë klasi si ylli portages, tashmë  janë shtuar edhe francezët pas interesit të vazhdueshëm të skuadrave si Manchester United dhe PSG.Sipas të përditshmes spanjolle  "AS", bëhet e ditur se drejtuesit e Monakos kanë fituar rivalitetin me kundërshtarët për të bërë të tyrin yllin portugez të Real Madrid. Më i vendosuri duket se është presidenti rus i klubit nga Principata, Dimitri Rybolovlev, i cili pas siguroi Falcaon, Moutinhon, James Rodriguez dhe Carvalho, kërkon ti dhurojë trajnerit Ranieri edhe dhuratën më të çmuar, ti vendosë në dispozicion shërbimet e Kristiano Ronaldos.Përveç 100 milionë eurove për Real Madrid, manjati rus i Monakos i ka ofruar lojtarit plot 23 milionë euro në sezon. Një shumë kjo 8 milion më e lartë se ajo që i ofrojnë drejtuesit madrilène për të rinovuar. Kujtojmë që presidenti Perez i ka ofruar vetëm 15 milionë euro në sezon. Kristiano Ronaldo nuk ka firmosur ende rinovimin e kontratës dhe gjithçka mund të ndodhë në këtë merkato verore. Nëse ylli portuges kërkon të bëhet lojtari më i paguar në botë, atëherë pritet të zgjedhë Monacon, ndërsa nëse dëshiron të qëndrojë pjesë e klubit më të suksesshëm në Europë, atëherë rinovimi i Ronaldos me madrilenët mund të jetë vetëm çështje kohe.