Tevez i thotë “Po” kalimit te Juventus, pritet përgjigja e Manchester Sitit

Carlos Tevez do të jetë goditja e parë e Juventusit në këtë merkato verore. Bardhezinjtë po bëhen gati të presin lojtarin e shumëpritur në sulm, yllin që kërkon prej disa sezonesh. Bëhet fjalë për sulmuesin argjentinas të cilin drejtuesit e "Zonjës së Vjetër" e shohin si përforcimin ideal për ambiciet e tyre për të triumfuar në Evropë.Sipas mediave italiane bëhet e ditur se marrëveshja me futbollistin është arritur, pasi ai uli pretendimet për rrogën prej 8 milion eurosh dhe premiot që mund të kapnin deri në 4 milion euro të tjera në sezon. Nuk është bërë e ditur ende se cilat janë detajet e kontratës së arritur mes lojtarit dhe drejtuesve bardhezinjë, por të dy palët kanë mbetur të kënaqura në marrëveshjen e arritur, bëjnë të ditur mediat angleze.Në itali janë aq të sigurtë sa thuhet se çështja ka përfunduar tashmë, dhe se drejtuesit e Juventusit nuk do të dërgojnë delegacionin e zakonshëm në Angli për të mbyllur çështjen me Mançester Sitin për shitjen përfundimtare të futbollistit.Sipas “Sport mediaset”, bëhet e ditur se Bardhezinjtë  i kanë dërguar një faks klubit anglez, duke bërë të qartë se duan të blejnë lojtarin argjentinas, për shifrën e 15 milion euro, ndërsa presin shumë shpejtë një përgjigje për mbylljen e kësaj tratative. Bomberi Tevez pritet të jetë goditja e parë në merkato e cila nuk do të përfundojë këtu pasi Juventusi do të mbyllë edhe çështjen e Higuain në fundjavë, ku drejtuesit Bardhezi do të kenë një takim me ato të Real Madrid.Në kryeqytetin spanjoll, të Dielën do të diskutohet përfundimisht e ardhmja e argjentinasit i cili mund ti bashkangjitet bashkombasit të tij në radhët e ekipit Torinez.