Tjetër rekord për Kombëtaren Shqiptare, renditet e 38 në klasifikimin e FIFA-s

Një ditë para supersfidës me Norvegjinë, Shqipëria merr një tjetër lajm të mirë përsa i përket rënditjes së FIFA-s.Kombëtarja jonë vazhdon të thyej rekorde në klasifikimin e FIFA-s. Institucioni më i lartë i futbollit në botë ka publikuar sot renditjen për muajin Qershor dhe Kuqezinjtë tanë kanë ngjitur pesë shkallë duke u renditur në vendin e 38-të, si asnjëherë më parë në historinë e kombëtares.Vetëm një muaj më pare, kombëtarja e drejtuar nga Gianni De Biasi, renditej e 43-ta ndërsa tani ajo ka fituar 5 vende të tjera duke u ngjitur në vendin e 38-të, një rekord ky më vete për djemtë tanë kuqezi. Rezultatet e mira në ndeshjet e fundit kanë bërë që kombëtarja jonë të ngjisë shkallët e renditjes dalëngadalë, duke hyrë në zonën e më të mirëve. Ky rezultat pozitiv do të jetë një shtysë më shumë për ekipin, që nesër të marrë një tjetër rezultat pozitiv për të vazhduar më tej ngjitjen në renditjen e FIFA-s.Në klasifikimin e fundit të Institucionit më të lartë të futbollit, arritje të madhe në klasifikim ka Belgjika që arrin pikën më të lartë, vendin e 12-të, Bosnja në vendin e 15-të dhe Mali që ngjitet në vendin e 23-të.Katër vendet e para mbeten të pandryshuara me Spanjën në krye, që ndiqet nga Gjermania, Argjentina dhe Kroacia. Holanda e pesta, e pasuar nga Portugalia, Kolumbia, Italia, Anglia dhe Ekuadori që mbajnë 10 vendet e para në renditje. Brazili pëson tjetër rënie duke përfunduar në vendin e 22-të ndërsa Franca vazhdon të mbetet e 18-ta, dy kombëtare këto që vitet e fundit kanë njohur vetëm rënie.