Balack jep lamtumirën nga futbolli me një ndeshje mes miqsh
Një nga mesfushorët më të mirë të Gjermanisë, Mikael Balak, i ka dhënë mbrëmë fund përfundimisht futbollit të luajtur. Ish mesfushori i Kaizerslaturn, Bayer Leverkusenit, Bajern Mynih dhe Chelsit kishte organizuar mbrëmë një takim miqësor si shenjë lamtumire nga futbolli i luajtur.
Në këtë takim merrnin pjesë lojtarë me të cilët Balak kishte luajtur gjatë karrierës së tij futbollistike si në kombëtaren e “Pancerave” ashtu edhe në klubet e ndryshme. Ajo që ra në sy në këtë takim ishte një numër i madh i lojtarëve që vinin nga skuadra e Chelsit ku nuk mungonte as ish tekniku i tij te blutë e Londrës, Hose Mourinho. Tekniku portugez pati privilegjin të ishte trajner kundërshtar i Balak në sfidën speciale për mesfushorin gjerman ku zyrtarizoi largimin nga futbolli.
Ndeshja e zhvilluar në Leipzig të Gjermanisë, mblodhi së bashku disa prej yjeve më të mëdhenj të futbollit botëror dhe jo vetëm.
Ish trajneri i Real Madrid dhe Balak patën mundësinë të takojnë disa prej ish lojtarëve të Chelsea si: Shevchenko, Drogba, Carvalho e shumë të tjerë.
Në këtë takim lamtumire Balak tregoi vlerat e tij futbollistike duke arritur të shënojë një dygolësh mjaft të çmuar për skuadrën e tij duke e mbyllur karrierën me një dopiet personale.