Messi merr për të tretin vit radhazi “Këpucën e Artë”
Lionel Messi nuk di të ndalet.Rekordi i rradhës për yllin argjentinas të Barcelonës, i cili pas bëri poker përsa i përket "Topit të Artë", fiton edhe "Këpucën e Artë" të tretë në karrierën e tij dhe bëhet i pari në histori që arrin diçka të tillë.
46 gola në sezonin e fundit në La Liga, të cilat vlejnë plot 92 pikë në klasifikim pasi në kampionatet më të forta të Europës çdo gol vlen dy pikë. Golat e ralizuar me fanellën blaugran e mbajnë në krye të klasifikimit "Pleshtin", i cili nga viti në vit vetëm po thyen gjithnjë e më shumë rekorde.
Pas argjentinasit, vendi i dytë i shkon yllit portugez, Cristiano Ronaldo, i cili me 34 gola të shënuar ka grumbulluar 68 pikë.
Në podium është ngjitur edhe "bomberi" PSG, Zlatan Ibrahimoviç. Ky i fundit ka barazuar rekordin në Francë me 30 gola të shënuar. Goli i fundit i gjigantit suedez erdhi pikërisht në javën e fundit të kampionatit.
Pas suedezit në vendin e katërt për renditjen e golashënuesve vjen sulmesi i Napolit, Edinson Cavani. El matador ka arritur të shënojë me fanellen e të kaltërve plot 29 gola 1 më pak se Ibra.
Në vendin e 5 vjen ish bomberi i Atletico Madrid, Falcao, i cili pasi shënoi në La Liga 28 gola, u transferua te ekipi i Principatës Monaco. Ndërsa në 6-shen më të mirë të golashënuesve futet edhe sulmuesi holnadez, Robin Van Persi, i cili me Manchester United arriti të shënonte plot 28 gola.