Guarin drejt largimit, Mazzarri nuk e llogarit në skuadrën tij

Kontrata e tij përfundon në 2016 por në të ardhmen mesfushori i Interit, Fredi Guarin, pritet të mos jetë pjesë e zikaltërve. Mesfushori kolumbian duket se nuk është në planet e trajnerit Mazzarri, i cili u ka bërë të ditur drejtuesve të skuadrës se mund të shesin lojtarin nëse vjen ndonjë ofertë e mirë nga klubet europiane.Skuadra më e interesuar për shërbimet e mesfushorit Guarin, vazhdon të mbeten londinezët e Totenham. Tekniku i Spërsave, Vilas Boas, i njeh mirë aftësitë e mesfushorit kolumbian që në kohën kur të dy ishin pjesë e skuadrës së Portos. Ndaj dhe në rast largimi të Geret Beil, tekniku luzitan do të kërkonte menjëherë Guarin si zëvendësues. Sipas mediave angleze, bëhet e ditur se drejtuesit e ekipit londinez kanë gati shifrën e 16 sterlinash për kartonin e mesfushorit zikaltër.Me këtë shitje drejtuesit e Interit që janë në pritje të një marrëveshje me miliarderin indonezian, Tohir, pritet të bëjnë përforcimet e duhura që Mazzarri vazhdon tu kërkojë drejtuesve të skuadrës.Në planet e ish tekniku të Napolit, vazhdojnë të mbeten dy lojtarët e preferuar të tij Berhami dhe Zuniga. Që të dy më parë kanë qenë nën urdhërat e Mazzarit dhe ky i fundit i di mjaft mirë vlerat e tyre. Përveç këtyre dy mesfushorve, trajneri i ri i klubit zikaltër, u ka bërë të qartë drejtuesve se në skuadrën e tij të së ardhmes ai dëshiron edhe përforcime të tjera, ku bie në sy mesfushori i Lacios, Luliç dhe Borrientes, pa harruar këtu edhe mesfushorin Paulinjo, një nga më të preferuarit në kampin zikaltër. Tani mbetet për tu parë se cila do të jetë dhurata e parë e drejtuesve të Interit për trajnerin e ri, Valter Mazzarrin.