Loren Blanck sot mund të nënshkruaj me Romën
Pas përgjigjes negative të Alegrit i cili do të vazhdojë punën me skuadrën e Milan edhe për vitet e ardhshme, skuadra e Romës vazhdon të kërkojë një trajner që do të drejtojë skuadrën në të ardhmen. Kryeqytetasit prej kohësh vazhdojnë negociatat me ish trajnerin francez, Lorent Blanc, ndërsa pritet që në orët e ardhshme gjithçka të bëhet zyrtare, pasi sipas mediave italiane flitet se është gati të arrihet një marrveshje bashkëpunimi për dy vitet e ardhshme.Bashkë me trajnerin francez mund të vijnë në kryeqytetin francez edhe dy ndihmës të ish mbrojtësit të “Gjelave”, kur ky i fundit drejtonte kombëtaren transalpine. Sot drejtori sportive i Romës, Maldini, ka udhëtuar drejt Parisit për të takuar personalisht ish teknikun francez ku do të diskutohet gjërë e gjatë për një bashkëpunim mes palëve.Nëse arrihet një marrëveshje, atëherë brenda ditës së sotme Roma mund të zyrtarizojë përfundimisht trajnerin e ri. Ndërsa në rast të kundërt në kampin e Verdhekuqve duket se nuk mungojnë alternativat e tjera për të marrë drejtimin e skuadrës. Pas Blank emri më i lakuar që mund të vi në krye të pankinës së Kryeqytetasve është, Rudi Garsia. Sipas mediave italiane bëhet e ditur se drejtuesit e Romës kanë kontaktuar me menaxherin e ish teknikut të Lilës për një bashkëpunim të mundshëm mes palëve, gjithmonë nëse nuk arrihet marrveshja me Loren Blank ditën e sotme.Përveç këtyre dy alternativave, një mundësi tjetër është edhe ajo e rikthimit të Mançinit në kryeqytet, tashmë në radhët e skuadrës së Romës dhe jo të kundërshtarëve lacial. Ish tekniku i Manchester Sitit, nuk është ndër të preferuarit e tifozërisë romake pasi ata nuk dëshirojnë që skuadra e tyre e zemrës të drejtohet pikërisht nga një kundërshtar i përjetshëm i romakëve. Ajo që vlen të theksohet është fakti se brenda pak orësh ose e shumta dy-tre ditësh, Roma do të njohë zyrtarisht trajnerin e ri.