De Laurentis dhe Benites projektojnë Napolin e së ardhmes
Një epokë e re duket se po nis te skuadra e Napolit pas largimit të Maxarrit dhe nënshkrimit të Benitez për dy vitet e ardhshme. Presidenti De laurentis u ka premtuar tifozëve se një ditë skuadra e tyre e zemrës do të dominojë futbollin jo vetëm në Itali por edhe në arrenën ndërkombëtare. Për të arritur këtë qëllim, numri 1 i napoletanëve duhet të sigurojë qëndrimin në skuadrën e yjeve, ndërsa po punon fuqishëm që të sjellë edhe emra të tjerë të mëdhenj me qëllimin e vetëm ndërtimin e një skuadre pretendente jo vetëm në Seria A por edhe në Kupat e Europës.Së bashku me këshillat e Rafael Benitez, presidenti i të kaltërve po planifikon disa goditje të mëdha në këtë merkato verore. Emrat më të preferuat të diregjencës së Napolit fillojnë me disa lojtarë që tekniku iberik i njeh shumë mirë dhe që në të kaluarën jo shumë të largët ka punuar me ta. Dy emrat e parë në listën e përforcimeve janë mesfushori i Barcelonës, Maskerano, dhe sulmuesi i Chelsit, Fernado Torres. Të dy këta lojtarë kanë qenë nën urdhërat e teknikut iberik kur ky i fundit drejtonte Liverpulin drej sukseseve. I pari kërkohet me ngulm nga tekniku spanjoll ndërsa i dyti mund të jetë alternativa për të zëvendësuar Cavanin në rast largimi.Përveç kësaj dyshe, në vijën e parë të sulmit, tekniku Benitez pëlqen shumë edhe tre lojtarë të tjerë. Dy të parët vijnë nga Premier Liga dhe konkretisht nga Liverpul dhe Manchester Siti. Sulmesi i “Redsave”, Suares, është një ndër bomberat më të kërkuar të momentit dhe Napoli nuk mund të rrinte në hije për sa i përket interesimit. Benites i njeh mirë aftësitë e tij por vështirsia ndodhet në rivalitetin e lartë që duhet të mposht tekniku De Laurentis. Ndërsa për të marrë shërbimet e Dxekos duket se gjërat janë më të thjeshta. Bomberi boshnjak ka qëndruar në hije të Sitit ndërsa kërkon prej kohësh të ndërojë ambient. Italia dhe Gjermania mbeten opsionet më të mundhsme për të vazhduar karrierën dhe Napoli qëndron në pritje për të bërë goditjen e madhe dhe për tu rikthyer në majat e futbollit italian dhe jo vetëm.