Berlusconi jep urdhër : "Dua me çdo kusht Kaka në skuadër"

Pas vendimit që mori për të mbajtur Alegrin si trajner, Presidenti i Milan, Silvio Berluskoni, rikthehet të flasë për teknikun livornez por edhe për merkaton e Milanit. Ai kërkon nga trajneri i tij që ti rikthejë kuqezinjtë në majat e futbollit Italian dhe jo vetëm.Në një intervistë për mediat italiane, “Kavalieri”, jep mendimin e tij rreth raporteve me teknikun e Milan: "Me Alegrin kemi pikpamje shumë të ndryshme edhe pse ai ka bërë një punë të të mirë në vitet që drejton Milanin. Pikërisht pikpamjet e e ndryshme që kemi ne të dy për ndërtimin e ekipit më kanë bërë që unë të mos jemi i sigurt që ai të vazhdojë të drejtojë skuadrën e Milan.Më tej, numri 1 i skuadrës së Djallit ka folur edhe për pikat që kanë biseduar në arritjen e marrëveshjes. Me Alegrin kemi rënë dakord që ndërtimi i skuadrës do të përmbajë opinionin e të gjithëve. Madje ne kemi vendosur që edhe mënyra e të stërviturit apo edhe skemat në fushën e lojës mos të jenë krejtësisht ide të tija ka thënë Berluskoni.Me këtë të fundit duket se teknikut Livornez i janë hequr disa të drejta dhe autoriteti për të vendosur në skuadër. Ekipi i ardhshëm i Milanit, duket se do të ketë më shumë ndikim nga stafi drejtues se sa nga vetë trajneri i Djallit.Përveç kësaj, presidenti i Milanit, Berluskoni, ka bërë të qartë se edhe merkato e ardhshme e skuadrës së Milan do të vendoset në bashkëpunim mes stafit drejtues dhe teknikut, por që Berluskoni do të ketë më shumë drejta në këtë aspekt. Kjo vihet re në deklaratën e fundit të tij ku u ka kërkuar drejtuesve të rikthejnë Kakan me ngjyrat kuqezi.Fantazisti brazilin është një lojtarët më të pëlqyer të Bosit Italian i cili duket se këtë vit po përgatit rikthimin e tij në shtëpi. Në ditët e ardhshme, pritet që drejtuesit e Ekipit të Milan të paraqesin ofertën konkrete te Madrilenët për fantazistin brazilian, një telenovelë kjo e diskutuar edhe një vit më pare, por që nuk u arrit të mbyllej me sukses.