Bushi dhe Salihi: Shqipëri-Norvegji nuk ka diferenca

Kombëtarja shqiptare vijon përgatitjet në Durrës për ndeshjen ndaj Norvegjisë, e vlefshme për eliminatoret Brazil 2014.Në konferencën e radhës, menaxheri i kombëtares Alban Bushi dhe sulmuesi Hamdi Salihi, kanë folur rreth sfidës kundër Vikingëve duke e konsideruar këtë takim mjaft të rëndësishëm. Ish sulmuesi kuqezi Bushi theksoi se ndeshja është e barabaratë pasi asnjëra skuadër nuk ka një lojtar kryesor që mund të bëjë diferencat."Që nga koha kur unë isha pjesë e kombëtares dhe luaj parballë Norvegjisë, shumë gjëra kanë ndryshuar. Skuadrat tani e mbështesin lojën më shumë te grupi se sa të individët ndaj edhe në përballjen Shqipëri - Norvegji do të vendosë loja në grup dhe jo individi. Ne duhet të jemi me këmbë në tokë dhe të mos mendojmë se kemi fituar ndeshjen e parë dhe do ta kemi të lehtë edhe të dytën. Duhet të kemi përqëndrim maksimal, pasi kjo ndeshje i ka të tre rezultatet, ka përfunduar menxhaeri i kombëtares, Alban Bushi.Ndërsa shënuesi i golit spektakolar në ndeshjen e parë kundra Norvegjisë, Hamdi Salihi, në fjalimin e tij e vuri theksin te forma e mirë që po kalon kombëtarja. Ai tha se:“Ne po luajmë shumë mirë në këto ndeshjet e fundit. Kemi ndërtuar një grup kompakt dhe loja jonë nuk bazohet shumë tek individët. De biazi po bën një punë të shkëlqyer ndërsa ne duhet të shfrytësojmë momentet e mira që po kalojmë për të marrë një tjetër rezultat pozitv. Prurjet e saj kanë rritur cilësinë dhe rivalitetin në kombëtare. Ky është një fakt pozitiv që kombëtarja jonë të arrijë sa më shumë suksese në arenën ndërkombtare”, përfundoi fjalën e tij bomberi kuqezi, Salihi.