Higuain drejt Juventusit

Marrëveshja Juventus -Higuain mund të përfundojë sipas parashikimeve.Presidenti i Real ,Perez, duket se ka lëshuar qartë mesazhin e drejtpërdrejtë për Juventusin se sulmuesi mund të transferohet në Torino edhe pse tratativat nuk janë shumë të lehta për tu zhvilluar.Perez ka konfirmuar faktin se deri tani nuk ka pasur asnjë ofertë apo kontakt nga Juventus për sulmuesin Higuain. Presidenti i Real, është shprehur se sulmuesi për momentin nuk është në shitje, pasi vetë Higuain nuk ka shprehur dëshirën për tu larguar, por nëse sulmuesi kërkon largimin, atëherë ne jemi të hapur, ka deklaruar Perez.Presidenti i Real Madrid ka theksuar se marrdhëniet mes Real dhe Juventusit  janë shumë të mira dhe në rast se lojtari dëshiron të kalojë në Torino, sipas tij gjithçka është e mundur .Tashmë të gjithë presin një hap konkret të Juventusit për të nisur një ofertë drejt Real Madrid dhe për të bindur futbollistin latin që të transferohet në Torino.