Fabregas: Do ta mbyll karrierën te Barcelona
Mesfushori i Barcelonës, Çesk Fabregas, ka deklaruar se dëshiron të vazhdojë me katalanasit pavarësisht interesimit të vazhdueshëm nga klubet angleze të Mançester Junajtid dhe Arsenal, të cilët kërkojnë ta rikthejnë në Premier Ligë.Që me kalimin e tij te Barcelona, futbollisti ka shfaqur vështirësi të mëdha duke mos siguruar një fanellë titullari të paprekshëm te katalanasit, ndaj është përfolur shumë për një largim të tij të mundshëm nga katalanasit. Të qënurit në konkurencë të vazhdueshme me Ksavin, Injestën apo edhe shumë yje të tjerë të Katalanasve nuk e kanë trembuar asnjëherë mesfushorin iberik i cili edhe pse qëndron shumicën e kohës, ka vendosur të qëndrojë me katalanasit deri në fund të karrierës.Autori i 14 golave gjatë këtij sezoni ka bërë të qartë se nuk i shkon ndër mend të largohet nga klubi i tij aktual."Nuk ka asgjë që më shqetëson rreth të ardhmes sime. Jam shumë i lumtur te Barça dhe dua të qëndroj për shumë vite në vazhdim aty", ishin fjalët e futbollistit për mediat katalanase.Fabregas ka luajtur një rol më të avancuar në këtë sezon, duke luajtur shpesh si një sulmues krahu apo edhe në qendër përkrah Lionel Mesit. Megjithatë, me blerjen e Neimar, hapësirat për të do të ngushtohen më shumë dhe ai do të duhet tashmë të luftojë me të paprekshmit e mesfushës, Ksavi, Iniesta e Buksets për një vend në këtë repart, nëse dëshiron që të luajë në këtë sezon. Mesfushori iu bashkua katalanasve në vitin 2011 dhe ka ende 3 vite të mbetura në kontratën e tij. Pavarsisht interesimit të shumtë të klubeve angleze, Fabregas duket i vendosur për të qëndruar dhe për të fituar shumë trofe me fanellën Blaugrana