Kaos dhe radhë të gjata për të siguruar një biletë për Kombëtaren

Pak ditë na ndajnë nga ndeshja më e rëndësishme e përfaqësueses sonë e cila do të luajë me 7 Qershor kundër Norvegjisë, ndërsa gjetja e një bilete për të parë këtë supërsfidë është bërë një çështje më vete.Pas shumë kërkesash, më në fund tifozët e kombëtares kanë parë sot biletat e para në treg. Ashtu siç pritej radha për të siguruar një biletë për supersfidën Shqipëri - Norvegji ka qenë e madhe në pikat e shitjes pranë stadiumit "Qemal Stafa". Qindra e mijra tifozë të kuqezinjve, janë shfaqur përpara biletarive për të siguruar një biletë për ndeshjen jetike të sezonit, atë kundër Nordikëve.Rradhët janë të gjata ndërsa çmimet e vendosuara nga Federata varjojnë si më pshtë:Tribuna qëndrore 8 mijë lekë.Tribunat A dhe B, 5 mijë lekë.Tribuna D2, 3 mijë lekë.Tribunat D1 dhe D3 nga 2 mijë lekë.Ndërsa tribunat C dhe E nga 5 qind lekë.Numri i biletave për sfidën ndaj vikingëve llogaritet të jetë rreth 16.500  por një pjesë e mirë e tyre rreth 10 mijë janë prenotuar prej kohësh.Në një periudhë fushate, nuk mund të mungonte interesimi i politikës si asnjëherë tjetër. Nga 900 biletat që kanë në tërësi tribuna qëndrore, A dhe B, rreth 700 janë të prenotuara nga administrata shtetërore dhe politikanë.Për të parë ndeshjen Shqipëri-Norvegji e cila mund të vendosë shumë për fatet e kualifikimit në botërorin Brazil 2014, të interesuarit  duhet të kenë miq të fuqishëm në FSHF, ose duhet të qëndrojnë në radhë të gjata për të siguruar biletën pranë sporteleve të “Qemal Stafës”. Ndryshe rrezikon të mos e shohësh ndeshjen nga shkallët e stadiumit ose të blesh një biletë me çmime më stratosferike se sa janë vendosur nga vetë drejtuesit e FSHF-së.