FIFA jep "OK" që Basha, Abrashi dhe Rama të aktivizohen me kuqezinjtë

Ndryshe nga radhët e gjata për të siguruar një biletë për të parë ndeshjen Shqipëri – Norvegji, lajme të mira kanë ardhur për Kombëtaren Shqiptare e cila vazhdon të jetë e grumbulluar në Durrës.Institucioni më i lartë i futbollit botëror, FIFA, ka vendosur përfundimisht që tu hap dritën jeshile për të luajtur me kuqezinjtë dy lojtarëve, Vullnet Bashës dhe Abrashit.Të dy këta lojtarë kanë qenë pjesë e skuadrës së Shpresave me Zvicrën, ndërsa tani kanë përfundimisht të drejtë të luajnë me Kombëtaren Shqiptare. Sipas institucionit më të lartë të Futbollit Botëror, të dy lojtarët tashmë kanë të drejtë që të vihen nën urdhërat e De Biazit, që në ndeshjen e radhës me Norvegjinë. Përveç këtyre dy lojtarëve që tashmë kanë marrë të drejtën për tu aktivizuar me kuqezinjtë ndaj Nordikëve, lajme të mira kanë ardhur edhe për mesfushorin e Valadolidit, Valdet Rama. Ashtu si dy të parët edhe mesfushori i majtë ka marrë OK e FIFA-s për të luajtur me 7 Qershor ndaj Vikingëve.Kujtojmë që Rama ndryshe nga dyshja Abrashi dhe Basha ka luajtur me fanellën kuqezi në ndeshjen miqësore që kjo e fundit shvilloi ndaj Letonisë.Lejet për tu aktivizuar në këtë ndeshje jetike për shqiponjat kuqezi kanë ardhur në zyrat e FSHF-së, ndërsa trajneri De Biazi pas këtij lajmi do të ketë më shumë mundësi përzgjedhje për formacionin e pare, ku të tre lojtarët pritet të japin kontributin e tyre në ndeshjen e radhës e cila pritet me interes nga rreth 7 milion shqiptarë në anembanë botën.