Paulinho i shkel syrin Interit, "jam i gatshëm të luaj për zikaltrit"
Në një moment kur skuadra e Interit dhe vetë presidenti Morati janë në dilemë për të ardhmen e klubit, vijnë lajme të mira nga merkato. Interesimi serioz i miliarderit indonezian për të blerë aksine të shoqërisë zikaltër duket se ka ndikuar te braziliani, Paulinjo, i cili ka ndryshuar mendim dhe kërkon të veshë fanellën zikaltër.Pas një telenovele të gjatë prej më shumë se një viti, transferimi i Paulinjos në radhët e klubit nga Milano duket se është çështje kohe. Vetë mesfushori brazilian Paulinho, ka thyer akullin pas një interviste të dhënë për "La Gazzetta dello Sport", ku rrëfen zyrtarisht se do të zgjedh klubin zikaltër për të vazhduar karrierën edhe pse këta të fundit nuk janë pjesëmarrës në Champions League."E kam thënë dhe e përsëris se te Inter shkojë me shumë dëshirë. Është një klub i njohur në të gjithë botën. Ka luajtur "fenomeni” Ronaldo, Hulio Sezar, Lucio, Maicon e shumë brazilian të tjerë. Kush nuk do të donte të vishte këtë fanellë”, tha mesfushori i Seleçaos. Ndërsa i pyetur se sa ndikon mospjesmarrja e zikaltërve në Champions, ai është përgjigjur: “Nuk është problem për mua. Champions është i bukur aq sa edhe Libertadores, por Inter është i bukur edhe pa kupa. Po flasim për një klub që para disa vitesh fitoi gjithçka", u shpreh braziliani.Por mesfushori që shënoi një prej 2 golave në miqësoren me Anglinë, shprehet se për të shkuar në Itali më parë duhet të jetë klubi zikaltër ai që duhet të bëjë ofertën e duhur."Inter nëse më do duhet të bëjë ofertën e duhur që unë të bëhem pjesë e tyre. Në Brazil jam mirë dhe luaj për një skuadër të madhe si Corinthians, por dëshira ime është të provojë një eksperiencë Europiane”, përfundoi Paulinho i cili la të hapur dëshirën për të luajtur me ziklatrit. Ndoshta kjo dëshirë e brazilianit dhe tifozëve zikaltër mund të bëhet realitet nëse Manjati indonezian, Tohir, do të investojë te skuadra e interit për ta rikthyer këtë skuadër në elitën e futbollit Italian dhe jo vetëm.