Basketboll NBA, Miami mund Indianën dhe siguron finale përballë San Antonios

Në NBA, Majemi ka shuar të gjitha dyshimet rreth mundësisë që kjo skuadër ka për të fituar sërish një tjetër titull kampion në Basketbollin Amerikan. Skuadra e Majemi Hits, ka siguruar fillimisht titullin e Konferencës së Lindjes falë suksesit pas 7 ndeshjes ndaj Indianas dhe ndodhet tashmë në finalen e NBA ku do të ndeshet me San Antonion.Kalimi më se i merituar i Majemit në finale erdhi pasi skuadra nga Florida shkatërroi me rezultatin e thellë 99-76 rivalët, të cilët i kishin krijuar më shumë probleme në këtë sezon dhe kishin vënë në diskutim aftësitë e kësaj skuadre për të luftuar për një tjetër titull. Pas një serie thuajse krejtësisht të balancuar në 6 ndeshjet e para, takimi i 7-të ka treguar se si Majemi ka arritur të kthehet në një skuadër që bën detyrën atëherë kur duhet, duke krijuar një distancë të jashtëzakonshme që në periodën e tretë, aq sa yjet e skuadrës u ulën në stol për të pushuar 5-6 minuta para fundit të takimit.LeBron Xhejms si shpesh herë në ndeshjet e fundit ishte më io miri në fushë për ekipin e Majemit. Ai e e mbylli takimin me 32 pikë e 8 topa në tabelë, ndërsa këtë radhë edhe Duejn Uejd dha një ndihmë të madhe me 21 pikë të shënuara. Kuptohet që meritë shumë të madhe për suksesin ka mënyra sesi Majemi u mbrojt në këtë ndeshje, duke bërë që asnjë nga lojtarët e Indianas të mos shënonte më shumë se 18 pikë, me Roi Hibert e Pol Xhorxh që vuajtën gjatë gjithë ndeshjes problemet me faullet.Finalja e madhe e NBA mes Majemit dhe San Antonios fillon të Enjten në darkë, me skuadrën nga konferenca e Lindjes që gëzon e para faktorin fushë.