Goditja e parë e Mourinhos mund të jetë Wesley Sneijder
Nënshkrimi zyrtar i Mourinjos me skuadrën e Chelsit, ka bërë që londinezët dhe vetë tekniku portugez të përqëndrohen krejtësisht te merkatua verore dhe emrat që ish tekniku i madrilenëve kërkon të ketë në skuadër për sezonin e ardhshëm.Mes shumë lojtarve të preferuar të “Special One”, mediat turke kanë publikuar lajmin e bujshëm se Uesli Shnajder, është një objektiv i merkatos së verës për ekipin e Çelsit. Hoze Murinjo, i cili i njeh mjaft mirë aftësitë e holandezit të cilin e kishte lider të skuadrës kur ai drejtonte Interin, e vlerëson atë mes lojtarëve të tij të preferuar për sezonin e ardhshëm. Sipas raportimeve të mediave turke, bëhet e ditur se, lojtari është gati t'i japë lamtumirën Turqisë pas vetëm 6 muajsh, ku u bë pjesë e Gallatasarajit dhe ndihmoi që të fitohej kampionati turk nga kjo skuadër.Holandezi 29 vjeçar u transferua në Janar nga Interi për 7 milion paund, duke firmosur një marrëveshje prej 3 vitesh e gjysmë, por tani situata ka ndryshuar plotësisht. Mediat turke flasin se futbollisti nuk është përshtatur plotësisht me idetë e trajnerit Terim, ndaj drejtuesit e Gallatasarajit nuk do t'i përgjigjeshin me "jo" një oferte të majme nga ana e presidentit të Çelsit, Abramoviç.Marrëdhënia miqësore mes Snajder dhe Murinjos ka filluar në kohët e Interit, kur mesfushori ishte pjesë e skuadrës në drejtimin e portugezit nga stoli dhe udhëheqjes së holandezit në fushën e blertë. Të dy kanë shprehur vazhdimisht admirimin ndaj njëri-tjetrit, edhe kur rrugët e tyre u ndanë, ndërsa Snajder konfirmoi se kishte pranuar t'i bashkohej Gallatasarajit pasi foli më parë me Murinjon. Me atë që raportohet nga mediat turke mund të themi se rrugët mes dy miqve ish interist mund të bashkohen sërish në Londër te skuadra e Chelsit. Kjo shihet si goditja e parë e Bluve të Londrës por jo e vetmja, pasi parashikohen largime dhe afrime të tjera.