Diego Simeone: E vështirë të gjesh një zëvendësues të Falcaos
Kalimi i Radamel Falcaos në radhët e Monakos, ka shqetësuar jo pak trajnerin e Atletiko Madrid, Diego Simeonen, i cili ka konfirmuar që tani se do të ndihet mungesa e tij në skuadër.Strategu argjentinas Simeone, i cili ka patur sukses në drejtimin e kryeqytetasve, është i ndërgjegjshëm se ekipit të tij do t'i mungojë kontributi i rëndësishëm i kolumbianit Falkao.Sulmuesi shënoi 28 gola në 34 ndeshje në kampionat në sezonin që sapo përfundoi, duke ndihmuar klubin të fitonte vendin e tretë dhe pjesëmarrjen në Ligën e Kampioneve. Në një intervistë për mediat spanjolle, ish interisti Siemone ka pranuar se është e vështirë të gjesh një pasardhës të denjë të Falkaos për të thënë që është e pamundur."Arritjet e Falkaos me fanellën e Atletiko Madrid, janë të pamundura që të harrohen", tha Simeone për të përditshmen "Marca". "Do të humbasim shumë nga mungesa e tij, pasi statistikat janë të pakundërshtueshme dhe ato të jashtëzakonshme. Do të dëshiroja shumë që një sulmues tjetër të vinte dhe t'i afrohej sadopak atyre shifrave, por është shumë e vështirë pasi kolumbiani ishte unikal në gjetjen e rrugës së rrjetës. Ai shënonte nga çdo pozicion dhe kjo të bën të mendosh se lojtarë të tillë janë të paktë në qarkullim".Megjithatë, trajneri argjentinas flet për merkaton e ardhshme ku tregon se ideja e tij është të përforcojë skuadrën në të gjitha repartet, jo vetëm në sulm."Në mbrojtje po kërkojmë një lojtar të madh, por na duhen të tillë edhe në mesfushë dhe në sulm, duhet të përforcohemi në çdo repart pasi vitin e ardhshëm do të luajmë në Chempions Ligë e cila kërkon më shumë forca se sa Europa Ligë”, përfundoi Simeone intervistën e tij për të përditshmen iberike “Marka”.