Arsenali në sulm për një sulmues, spiaksin Rooney dhe Micu

Trajneri i Arsenalit, Arsen Venger prej kohësh është vënë në kërkim të një sulmuesi potent për repartin e sulmit, që në sezonin e kaluar ka hasur shumë probleme me largimin e Van Persit drejt Mancester Unitet.Për të mos përsëritur situatën e një sezoni jo shumë pozitiv për topçinjtë, trajneri francez  po monitoron disa sulmues me emër në arenën ndërkombëtare. Përveç Higain dhe Jovetiç, emrat e të cilëve prej kohësh qarkullojnë nëpër ambientet e klubit Londines, së fundmi në skenë kanë dalë edhe dy emra të tjerë të mëdhenj të futbollit. Bëhet fjalë për sulmuesin e mirnjohur britanik, Uejn Runi dhe spanjollin Miçu. Sipas mediave angleze bëhet e ditur se të dy këta sulmues janë kthyer në një nga objektivat e merkatos së verës.Për bomberin britanik, Arsen Venger, ka pranuar se nuk do të refuzonte kurrsesi mundësinë për të firmosur me të. Uejn Runi, kërkon të largohet nga Mançester Junajtid gjatë merkatos së verës dhe Arsenal qëndron në "Pole Pozicion" për të bërë për vete një nga sulmuesit më potent të Premier Ligës, kjo edhe për faktin se marrdhëniet mes “Topçinjve” dhe “Djajve” janë të mira që pas transferimit të Vanpersit në radhët e Manchester United.Tabloidi "Daily Mail", raporton se londinezët janë gati të bëjnë goditjen e madhe në këtë merkato, ku ndryshe nga vitet e tjera kërkohet një përforcim i skuadrës me emra të mëdhenj të futbollit.Ndërsa për sa i përket sulmuesit të Suanse, Miçu, Venger dhe skuadra e tij po punojnë që të sjellin në skuadër lojtarin i cili shpërtheu në këtë sezon duke shënuar 22 gola, ndonëse askush nuk e priste një paraqitje të tillë nga një futbollist që ishte blerë për vetëm 2 milion paund nga Rajo Vajekano. Tani kartoni i 22 vjeçari ka kapur shifrat e15 milion eurosh, një shumë e cila duket e konsiderueshme për financat e Arsenalit të Arsen Venger, që në vitet e fundit është mësuar vetëm të shesë yjet e tij.