Çmendet Florentino Perez, kërkon me çdo kusht shërbimet e Bale

Presidenti i Real Madrid, Florentino Perez, është i gatshëm të bëjë çdo lloj çmendurie vetëm e vetëm që të sjellë në "Santiago Bernabeu", yllin uellsian të Tottenham, Gareth Bale.Sipas asaj që shkruan e përditshmja spanjolle "AS", presidenti madrilen mund ti ofrojë skuadrës londineze 100 milionë euro, shifër që kalon edhe atë që u shpenzua për të marrë Cristiano Ronaldon nga Manchester United.Por përveç lojtarit më të preferuar Bale, drejtuesit e "Galaktikëve" kërkojnë edhe sulmuesin e Liverpool, Luis Suarez, për të cilin janë ofruar plot 45 milionë euro. Me arritjen e këtyre dy objektivave, "Los Blancos" pritet që të shpenzojë plot 145 milion Euro, të cilave në rast se ju shtojmë edhe shpenzimet e bëra për blerjen e Benzema dhe Ronaldos vite më parë, atëherë kjo shifër shkon në plot 276 milionë euro, vetëm për të formuar një katërshe me të vërtetë të frikshme për çdo kundërshtar.Real Madrid njihet gjithmonë për blerje të çmendura, ku mjafton të përmendim Ricardo Kaka, i cili u ble nga Milan për shumën e 67 milionë eurove, por më parë edhe emra të tjerë të mëdhenj të futbollit, siç ishte kalimi rekord i Zinedine Zidane nga Juventusi drejt Madrilenëve. Ndaj edhe goditja e madhe e kësaj vere duket se do të mbajë vulën e Madrilenve.