Mitsotakis zbarkon me helikopter në jug të Shqipërisë, takime me minoritetin grek

Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis është kthyer sërish në Shqipëri, por kësaj radhe stacioni nuk do të jetë Tirana, por Jugu i Shqipërisë, kryesisht Himara, Finiqi dhe Dropulli, aty ku do të zhvillojë takime me minoritetin grek në vendin tonë.

Kreu i Qeverisë greke ka mbërritur me helikopter ushtarak në Himarë, ku është ulur tek stadiumi "Petro Ruçi" për t'iu drejtuar zyrave të Omonias.

Më pas, do të vizitojë një shkollë, kishën e fshatit dhe takime me qytetarët e minoritetit greke në këto zona.

Gjithashtu, në disa prej këtyre takimeve kryeministri grek do të shoqërohet edhe nga homologu shqiptar Edi Rama.

Agjenda e vizitës së kryeministrit të Greqisë

09:30 Mbërritja në stadiumin e Himarës “Petro Ruçi”.
09:35 Nisja me makina për në shkollën “Omiros”.
09:50-10:30 Vizitë në shkollën “Omiros” dhe në kishën St. Pandon,
10:30 Nisja me makina drejt pedonales.
10:45 Mbërritja në rrugën e këmbësorëve.
10:45-11:00 Përshëndetje e shkurtër në rrugën e këmbësorëve.
11:00 Nisja me makinë për në stadiumin e Himarës “Petro Ruçi”.
11:05 Hipja në helikopter dhe nisja për në Livadhja të Finiqit.
11:25 Mbërritja në Stadiumin e Livadhes, ecje në këmbë drejt Qendrës Kulturore.
11:30-12:00 Përshëndetje dhe takim me nxënësit.
12:00 Nisja në këmbë për në Stadiumin e Livadhjasë.
12.20 Hipja në helikopter dhe nisja për në Derviçan të Dropullit.
12:40 Mbërritja ne Stadiumin e Derviçanit
12:55 Përshëndetje e shkurtër në sheshin Derviçan
13:15 Nisja për në kishë.
13:30 Vizitë në shkollën e Derviçanit.
14:00 Nisja për në Aeroportin e Loaninës.

Ndërkohë të mërkurën do të mbërrinte në Tiranë klreu i diplomacisë helene Nikos Dendias në një vizitë zyrtare.

Mitsotakis zbarkon me helikopter në jug të Shqipërisë,